Ekonomi

Kriza e eurozonës dëshmon se s’kemi mësuar asgjë nga e shkuara

Screen Shot 2015-09-26 at 09.37.11

Nga Ashoka Mody

Me një normë anormale kursimi, spiralen në ngjitje të borxhit dhe deflacionit, dhe një ekonomie të dobët globale, prej nga duhet të vijnë stimujt për rimëkëmbjen e ekonomise greke?

Në nëntor të vitit 2003, ish-ministri gjerman i Financave, Hans Eichel, shpjegoi se pse “marrëveshja” mes Greqisë dhe kreditorëve të saj, ishte thuajse e sigurtë se do të dështonte. Duke i dredhuar presioneve të atëhershme mbi Gjermaninë, për më shumë masa shtrënguese fiskale në periudhën e një rënieje ekonomike, Eichel shkroi në një editorial për “Financial Times”:”Një politikë e përshtatur vetëm ndaj arritjes së objektivave të konsolidimit sasior në një periudhë afatshkurtër, rrezikon jo vetëm frenimin e rritjes ekonomike, por edhe shtimin e borxhit”.

Teorema e Eichel, thotë se qeveria e fundit greke, edhe nëse do të jenë të qëndrueshme, s’do të arrijë të kapërcejnë logjikën e programit të kreditorëve. Rritja ekonomike, do të jetë më e ngadaltë dhe deflacioni më i fortë sesa ishte parashikuar. Barra e borxhit do të vazhdojë të rritet.

Teorema e Eichel, është dëshmuar qëndrueshmërisht magjepsëse gjatë Recesioni të Madh:masat shtrënguese këmbëngulëse janë kundërproduktive, sa më shumë që ekonomia është e dobët. Kudo, masat shtrënguese vetëm sa e kanë reduktuar rritjen ekonomike. Greqia, vendi që ka ndërmarrë masat më të ashpra të kursimit, ka përjetuar edhe tkurrjen më të thellë ekonomike. Edhe një dritëz e vogël në fund të tunelit, përmes rritjes së parë ekonomike greke në vitin 2014, erdhi gjatë një pauze të masave të kursimit.

Sipas shumë vlerësimeve, Greqia po përjeton një defiçit të vogël fiskal primar:shpenzimet qeveritare (pa llogaritur pagesat e interesit) i tejkalojnë faturat. Arritja e objektivit kryesor të kreditorëve, që është një sufiçit prej 3.5 përqind të PBB-së në 3 vitet e ardhshme, do të shkatojë me siguri tkurrjen e mëtejshme të ekonomisë. Por hartuesit e marrëveshjes, pretendojnë se ekonomia greke do të rinisë të rritet. Ata kanë një përbuzje të thellë ndaj marrëdhënieve ekonomike.

Në vitin 1933, ekonomisti Irving Fisher shpjegoi se kur nivelet e borxhit janë të larta, shlyerja e borxhit e rrit barrën e tij. Në përpjekje për të shlyer borxhin, konsumi dhe investimet bien, dhe kjo nga ana tjetër shkakton uljen e çmimeve dhe pagave. Por për shkak se detyrimet e borxhit nuk ulen, edhe barra e shlyerjes së tij rritet.

Greqia ka qenë në një cikël të borxh-deflacionit, gjatë 2 viteve të fundit. Çmimet dhe pagat në vend janë në rënie, dhe ndërkohë që kjo mund të ndihmojë ekonominë në një periudhë afatgjatë – tani për tani, borxhi në raport me të ardhurat po rritet. Masat shtrënguese shtesë, do ta përforcojnë këtë prirje. Megjithatë, parashikimet supozojnë se çmimet do të rriten dhe ndihmojnë në uljen e barrës së borxhit privat dhe publik. Në fakt do të bëhet më keq. Kur, në vitin 2003, Gjermania u çlirua nga “prangat” e kursimit fiskal, dhe tregtia botërore pësoi një rritje të ndjeshme. Për katër vjet, në 2004-2007, rritja e tregtisë botërore ishte mesatarisht 9 përqind në vit.

Pretendimi për një “mrekulli” gjermane, është i bazuar në dy vitet e rritjes vjetore në nivelin 3.5 përqind në vitet 2006-2007, mes asaj ekonomie të gjallë botërore. Greqia po hyn aktualisht në një raund tjetër të masave shtrënguese, me rritjen e tregtisë botërore nën 3 përqind në vit. Me vendimin e saj për të mos rritur normat e interesit javën e kaluar, Rezerva Federale e SHBA-së dëshmoi se sa e brishtë mbetet ekonomia globale. FMN-ja ka ulur plot 3 herë që nga fillimi i vitit, parashikimet e saj për rritjen e PBB-së botërore dhe tregtisë.

Me një normë anormale kursimi, spiralen në ngjitje të borxhit dhe deflacionit, dhe një ekonomie të dobët globale, prej nga duhet të vijnë stimujt për rimëkëmbjen e ekonomise greke? Thuhet se magjia qëndron tek në eliksiri i reformave strukturore. Mundet  të jetë e vërtetë, por të mos gabojmë:nuk ka asnjë dëshmi se reformat strukturore e nxisin forcën dhe shpejtësinë e supozuar përsa i përket parashikimeve për ekonominë greke. Eurozona ka jetuar përmes miteve ekonomike të njëpsnjëshme, së pari virtytet e një monedhe të përbashkët për vendet e ndryshme evropiane, më pas fuqitë shëlbuese të kursimit fiskal, dhe tashmë reformat strukturore që shihen si zgjidhjet e të gjitha sëmundjeve ekonomike.

Këto mite mbështeten nga një grup mendimtarësh në mesin e “elitave” evropianë, që mbrojnë njëri tjetrin duke mbështetur idetë e veta. Kur në vitin 2003, Gjermania detyroi anëtarët e tjerë të zonës euro që të pezullonin rregullat fiskale, që do të kishin turpëruar një Gjermani luftarake, kancelari Gerhard Shrëder në mënyrë cinike, por të saktë, e quajti atë një vendim të “mençur”.

Por një presion i tillë, është në përputhje me normat e grupit ndaj të cilit Shrëderi dikur kërkoi ndjesë, për thyerjen e rregullave të paarsyeshme. Një tjetër i “konvertuar” është ish kryeekonomisti i FMN-së, Olivier Blanchard. Pasi e fituar betejën intelektuale mbi kostot e masave kursimit, ai u largua nga gjetjet e tij kërkimore dhe në vend të kësaj, bëri apel për më shumë reforma strukturore në Greqi.

“Marrëveshja” vetëm sa shtyu pyetjet e vështira. Për Gjermaninë dhe kreditorët e tjerë, lehtësimi i borxheve krijon rreziqe të patolerueshme. Por, për Greqinë, fitimi i lehtësimit të borxheve s’mund të jetë thjesht çmimi, për më shumë masa shtrënguese kundërproduktive. Lehtësimi i borxheve ishte i nevojshëm që në fillim për të ulur tepricën primare në 0.5 përqind të PBB-së.

Nëse në fund të fundit Greqia do detyrohet të largohet nga zona e euros, kreditorët do të pësojnë humbjet më të mëdha, nëse ata do të ofrojnë aktualisht lehtësimin e borxhit. Dhe Grexit në mënyrë të pakthyeshme do të shpërbëjë unionin tanimë të fragmentarizuar. Mësimet që nuk janë nxënë, duhen rilexuar. Grekët do të durojnë edhe më shumë dhimbje, kreditorët do të shohim pak nga paratë e tyre. Kjo në fund të fundit është tragjedia greke.

“Bruegel” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button