Bota

Kriza e refugjatëve sirianë dhe gërryerja e autoritetit moral të Evropës

Screen Shot 2015-09-16 at 9.40.41 AMNga Sultan Barakat

“Brookings Institute”

Gjysma e popullsisë siriane, ka qenë e detyruar të largohet nga shtëpitë e veta, dhe është zhvendosur ose brenda territorit të Sirisë të shkatërruar nga lufta, ose jashtë vendit. Siç dihet tanimë gjerësisht, Evropa në mënyrë të turpshme u përpoq- pasi shpenzoi dekada, duke i mësuar Lindjen e Mesme të drejtat e refugjatëve-  t’i fshihej përgjegjësisë së saj, për të ndihmuar ata refugjatë, edhe kur këta mbërritën të lodhur, të uritur e të frikësuar.

Por falë presionit nga mediat sociale, shtypi, personave të famshëm dhe organizatave humanitare, gjendja ka filluar të ndryshojë. Komisioni Evropian propozon të pranojë 120 mijë refugjatë sirianë gjatë dy viteve të ardhshme, me shumicën e tyre që do të shkojë në vende si Gjermania, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar. Në fakt, Evropa ndoshta do të duhet të merrte shumë më tepër refugjatë.

Do të jetë kritike për vendet e BE- dhe vendet e tjera që mirëpresin refugjatë si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Australia – jo vetëm që t’i kushtojnë vëmendje të numrit të refugjatëve, por edhe nevojave të tyre dhe rrethanave të ndryshme. Tek e fundit, shumica e atyre që mbërrijnë në Evropë janë të varfër e të lodhur, po kështu qindra mijëra refugjatë janë të sëmurë dhe të moshuar në vende si Jordania dhe Libani, ndaj edhe nuk janë në gjendje që të udhëtojnë drejt kontinentit të vjetër. Vuajtjet e tyre nuk gjejnë jehonë as tek media sociale dhe as në YouTube.

Prandaj, lipset të zbatohen dispozita specifike për të ndihmuar refugjatët me sëmundje shëndetësore kronike, dhe ata që kërkojnë trajtime mjekësore serioze, për të arritur në Evropë dhe përfituar ndihmën që u nevojitet. Kombet e Bashkuara, në partneritet me vendet që po pranojnë refugjatë, duhet të ndërhyjnë për të siguruar, që familjet e refugjatëve që kryesohen nga gra me një numër të madh të fëmijësh të vegjël, që  gjithashtu mund të mos jenë në gjendje për të udhëtuar drejt Evropës- t’u mundësohet shkuarja tek vendet pritëse më të begata.

Nuk është një ditë e bukur në lagjen fqinje

Natyrisht e gjithë vëmendja ndaj refugjatëve në Evropë, nuk duhet ta shkëpusë nga një fakt më themelor: se gati të gjithë refugjatët sirianë nuk ndodhen në Hungari apo Gjermani. Përkundrazi, janë në vendet fqinje më Sirinë. Shumë organizata humanitare dhe refugjatë, janë të shqetësuar se fokusi i përtërirë mbi Evropën, do të zhvendosë vëmendjen dhe burimet larg nga vende si Turqia, Libani dhe Jordania, që së bashku kanë mirëpritur më shumë se 4 milion sirianë të zhvendosur.

Nëse do të ndodhte, kjo vetëm sa do të përkeqësonte problemet në rritje të financimit për krizën e refugjatëve. Kombet e Bashkuara kanë marrë vetëm 37 përqind të fondeve të nevojshme, për të mbështetur refugjatët sirianë në vitin 2015. Dhe kjo ka efekte të prekshme. Për shembull, vlera e kuponave ushqimorë që ofron çdo muaj “Programi Botëror i Ushqimit” për çdo refugjat sirian në Liban, ka rënë nga 30 në vetëm 13.50 dollarë, pavarësisht nga fakti se çdo refugjat ka nevojë për afërsisht 50 dollarë në vlerë ushqimore në muaj. Shkurtimet e ndihmës janë evidente edhe në Jordani, si dhe në të gjithë rajonin.

Reduktimi i ndihmës, do të thotë se familjet do të vuajnë nga uria, se fëmijët e vegjël do të detyrohen të largohen nga shkolla për të punuar ç’të mundin, se vajzat e reja do të jetë nën presion e ”martesës së hershme”, dhe se shpenzimet në shëndetësi dhe arsim do të jenë të kota.

Si pasojë e kësaj ndihme të pamjaftueshme në Turqi, Liban, Jordani dhe vende të tjera, më shumë refugjatë sirianë do të drejtohen drejt Evropës. Përkrahja e refugjatëve sirianë në Lindjen e Mesme, dhe mbështetja e komuniteteve pritëse dhe në veçanti ndaj qeverive në Turqi, Jordani, Liban, s’mund të bëhet një prioritet i nivelit të dytë. Së paku, qeveritë donatore në mbarë botën, duhet të bëjnë shumë më tepër për të financuar furnizimin me ushqim, kujdes shëndetësor, arsimim dhe strehim për refugjatët në këto vende, por edhe për ata sirianë që kanë mbetur në Siri.

Ata e kanë paguar pjesën e tyre

Kjo është një fushë, ku shtetet e pasura me naftë të Gjirit Persik, duhet të ketë një rol të madh për të luajtur. Ndërsa të gjitha vendet në gjendje ekonomike, përfshirë Izraelin, kanë detyrimin moral për të mbështetur refugjatët dhe ata që janë prekur nga katastrofa globale, nuk duhet që domosdoshmërisht të gjitha vendet të kontribuojnë në të njëjtën mënyrë.

Shtetet e Gjirit, kanë zgjedhur të japin kontribute humanitare në shkallë të gjerë, në vend të mikëpritjes së refugjatëve. Kjo vetëm jo vetëm për shkak të realiteteve politike dhe të sigurisë në rajon, por edhe faktin themelor se refugjatët sirianë kanë dëshmuar pak interes për të shkuar në jug drejt Gadishullin Arabik.

Vende si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, janë të gatshme për të pranuar më shumë se një numër simbolik refugjatësh, përtej atyre që ata tashmë janë lejuar, si pjesë e mbështetjes së tyre ndaj opozitës siriane.

Popullatat e vogla të këtyre vendeve, e bën të vështirë që këto vende të pranojnë një numër të madh të refugjatësh, me pasoja pashmangshmërisht afatgjata, veçanërisht duke pasur parasysh nivelin shumë të lartë të papunësisë (p.sh në 29 përqind në Arabinë Saudite) dhe përfshirjen e tyre të drejtpërdrejtë në konflikt.  Ka pak për të fituar nëse i gjykon ata për këtë realitet themelor politik.

Në vend të kësaj, mediat dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të nxisin Gjirin arab, të vazhdojë ndihmën për refugjatët sirianë në vendet e tjera të rajonit. Që nga viti 2012, Kombet e Bashkuara raportojnë se kombi i vogël i Kuvajtit ka dhënë afro 1 miliard dollarë ndihma humanitare në Siri, dhe vendet kryesore që mikëpresin refugjatë. Arabia Saudite (me 586 milionë dollarë), Emiratet e Bashkuara Arabe (405 milionë dollarë), dhe Katari (236 milionë dollarë), kanë kontribuar gjithashtu. Këto janë shuma të mëdha, në krahasim me madhësinë e popullsisë në këto vende dhe ekonomitë e tyre. Do të jetë e rëndësishme që ato të ruajnë, dhe kur është e mundur t’i rrisin këto lloj kontributesh.

Mbyllja e “rubinetit”

Së fundmi, është e rëndësishme për vendet në rajon, në Evropë e më gjerë që të rrisin përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund luftës në Siri, dhe në këtë mënyrë do të ndalin edhe fluksin e refugjatëve. Ndihma, pavarësisht të gjithë vlerës së saj, nuk i jep fund luftërave. Diplomatët, të mbështetur nga kërcënimi i forcës ushtarake, janë të vetmit të aftë për të marrë pësipër këtë detyrë të vështirë. Megjithatë, përpjekjet e kryesuara nga ndërmjetësimi i OKB-së, deri më tani kanë qenë pa shkëlqim dhe të fragmentuara.

Rusia dhe Irani vazhdojnë të mbështesin qeverinë e Bashar Al-Asadit, ndërsa shumica e vendeve perëndimore mbështesin rebelët anti-Asad, që në fakt është një ndihmë relativisht e papërfillshme, po të kihet parasysh tablloja e madhe e situatës.

Kjo është një recetë për ngërçin dhe valët e vazhdueshme të refugjatëve, duke pasur parasysh se vëmendja ndërkombëtare tani për tani, është përqendruar kryesisht tek i vetëshpalluri Shteti Islamik. Përkundër këtyre sfidave, e vetmja zgjidhje reale e krizës së refugjatëve sirianë në Evropë dhe rajon, do të kërkojë një zgjidhje politike kaotike, jopopullore, të kushtueshme, dhe të monituruar nga afër.

Në një periudhë afatgjatë, vendosja e paqëruajtësve për të ndihmuar në krijimin e zonave të sigurta brenda Sirisë, zbatimin e një marrëveshje paqeje, dhe garantuar sasi të mëdha ndihme, për të rindërtuar pjesët relativisht të qëndrueshme të Sirisë, do t’i kursenin shumë para Evropës, dhe do ta ndihmonin të ri-fitonte autoritetin e saj moral.

Shënim: Sulltani Barakat është drejtor i kërkimeve në Qendrën Brookings Doha dhe një studiues në Qendrën për Politikën e Lindjes së Mesme.

Leave a Reply

Back to top button