Ekonomi

KRIZA GREKE / Gjermanët përpiqen të ngadalësojnë bisedimet

Screen Shot 2015-08-10 at 14.32.45

Qeveria e Angela Merkel nuk duket se do një përfundim të shpejtë të negociatave

Nga Florian Eder

Fundjava që kaloi duhej të shënonte një përparim të rëndësishëm, drejt një pakete të re ndihme financiare ndaj Athinës. Negociatat mbi një marrëveshje për një plan të tretë shpëtimi, po hyn në një “fazë vendimtare”, sipas burimeve nga institucionet e përfshira në bisedime. Por jo të gjithë janë të etur për rezultate të shpejta.

Negociatorët në Athinë, po përshpejtojnë bisedimet. Banka Qendrore Evropiane dhe Komisioni Evropian, duan që të firmosin zyrtarisht dhënien e paktesë së ndihmës prej 85 miliardë eurosh, brenda datës 20 gusht, që është afati i fundit për Greqinë, për të shlyer një tjetër këst të kredisë  prej 3.2 miliardë eurosh.

Një draft i kushteve të kësaj marrëveshje të re, mund të jetë thuajse gati. Presidenti i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker tha për agjensinë franceze të lajmeve “France-Press” këtë javë, se kishte besim se një marrëveshje mund të arrihet në kohë, pavarësisht disa çështjeve që mbeten të vështira.

Kryeministri grek Aleksis Cipras, vlerësoi gjithashtu progresin e bërë në bisedimet e tij me kreditorët. Ai lëshoi një deklaratë, ku thoshte se kishte rënë dakord me presidentin francez, Fransua Holond se “negociatat mund dhe duhet të përfundojnë menjëherë pas 15 gushtit”.

Por gjermanët janë skeptikë.

Një marrëveshje komplekse si ajo për borxhin grek, ka nevojë për më shumë kohë për të përfunduar, tha një zyrtar i qeverisë gjermane, duke patur parasysh rëndësinë e saj. Gazeta “Süddeutsche Zeitung” dhe e përditshmja ekonomike “Handelsblatt”, cituan një zyrtar të ministrisë së financave të jetë shprehur se do të  ishte “më e mirë për të negociuar për 2 ose 3 javë, dhe pastaj të ketë një program të ndjeshëm”.

Ky zhvillim, tregon se ministri gjerman i Financave, Volfgang Shojble, preferon dhënien e një kredie të përkohshme prej 5 miliardë eurosh, që do t’i mundësonte Greqisë për të bërë pagesën e këstit të këtij muaji ndaj BQE-së dhe një kësti tjetër në shtator.

Ndërsa parlamenti do të duhet të votojë për një marrëveshje të plotë ndihme, disbursimi i një kredie të tillë do të kërkonte miratimin vetëm nga komisioni buxhetor i Bundestagut. Ndërsa kjo nuk do ta shpëtonte Shojblen nga një tjetër votim në seancë plenare, 630 anëtarët e Bundestagut të paktën nuk do të uhet të kthehen nga pushimet e tyre verore.

Një marrëveshje e vonuar, do të blente kohë për qeverisë gjermane, për ta trajtuar me qetësi këtë çështje. Ndërsa kancelarja Angela Merkel, e ka bërë  të qartë se përfshirja e FMN-së është shumë e rëndësishme për të, Fondi në vetvete është një partner i vështirë i cili po bën thirrje për një ristrukturim të fortë të borxhit grek – në thelb një reduktim të ndjeshëm të tij.

Por Merkel e ka përjashtuar të mundësi. Liderët portugezë dhe spanjollë, të cilët do të  përballen me zgjedhjet parlamentare në vjeshtë të këtij viti, shprehën gjithashtu kundërshtimin e tyre ndaj një ristrukturimi të borxhit grek.

Ka edhe një tjetër mundë si potenciale për skenarin që ka ndërmend shefi i financiave gjermane Volfgang Shojble:Sa më shumë të zgjasin negociatat, aq më shumë ka të ngjarë që  kryeministri Cipras të përballet me një përçarje brenda partisë së tij, dhe ndoshta me zhvillimin e zgjedhjeve të  reja të  përgjithshme, që do të  fuqizonin qeverinë e re, për të përfunduar një marrëveshje.

“Politico.eu” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button