Ekonomi

KRIZA / Sëmundja kronike e Europës

The New York Times
euro-crisisAskush nuk duhet të habitet që ekonomia e Eurozonës po pëson një tjetër sprapsje. Ky është një rezultat krejtësisht i parashikueshëm i politikave të gabuara që udhëheqësit europianë këmbëngulini me kokëfortësi që t’i ndjekin, pavarësisht të gjithë provave se ato janë “ilaçi” i gabuar.
Faza akute e krizës financiare në Greqi, Spanjë, Irlandë dhe vende të tjerë europianë përfundoi disa muaj më parë. Por këmbëngulja e Bashkimit Europian, udhëhequr nga Gjermania, që qeveritë të reduktojnë defiçitet e tyre përmes shkurtimit të shpenzimeve dhe rritjes së taksave ka vazhduar të pengojë rimëkëmbjen e mëtejshme. Veç kësaj, Banka Qendrore Europiane ka qenë e ngadaltë dhe e druajtur në uljen e normave të interesit dhe blerjen e bonove, lëvizja që të dyja do të kishin ndihmuar. Dhe Europa ka lejuar “qelbëzimin” e problemeve në sektorin e saj bankar – mjafton të shikoni shpëtimin në kushte emergjence të një prej bankave më të mëdha të Portugalisë.
Historinë e rrëfejnë më së miri shifrat. Në tremujorin e dytë të vitit, eurozona me 18 vende anëtarë nuk rregjistroi fare rritje ekonomike, një rënie në krahasim me 0.2 % rritje që pati në tremujorin e parë të vitit. Ekonomitë e Gjermanisë dhe Italisë pësuan një kontraktim me 0.2%, ndërkohë që Franca nuk rregjistroi fare rritje për tremujorin e dytë radhaz. Të tjera shifra që janë bërë publike në ditët e fundit ofrojnë shumë pak arsye për të shpresuar që kushtet do të përmirësohen së shpejti. Norma e inflacionit në Eurozonë ra në 0.4 përqind në muajin korrik, nga 1.6% që ishte në të njëjtin muaj të një viti më parë. Prodhimi industrial ra me 0.3% në qershor.
Nevojiten ndryshime të mëdhenj. Siç kanë bërë banka të tjera qendrore nëpër botë, Banka Qendrore Europiane duhet të blejë bono qeveritare dhe bono të tjera për të ulur normat e interesit dhe për të nxitur bankat që të japin më shumë hua për bizneset dhe konsumatorët. Presidenti i Bankës, Mario Draghi ka argumentuar se qeveritë duhet të adoptojnë politika që janë më shumë pro rritjes ekonomike. Ai ka të drejtë, por nuk mund të injorojë përgjegjësinë e tij. Ka shumë pak, në mos aspak rrezik që politika më agresive të bankës qendrore do të shkaktonin inflacion të lartë, duke parë që çmimet po rriten me një ritëm shumë më të ngadaltë se sa objektivi i bankës qendrore, që është nën 2 %.
Sigurisht, është e vërtetë që vetëm politika monetare nuk do të mjaftonte për të rigjallëruar ekonominë e Eurozonës. Edhe politika fiskale duhet të rishikohet dhe ripunohet. BE (sërish e nxitur nga Gjermani) ka kërkuar që shtete si Franca dhe Italia të reduktojnë defiçitet e tyre buxhetorë, ndërkohë që në të njëjtën kohë duhet të realizojnë “reforma strukturore” që, për shembull, ua bëjnë më të lehtë sipërmarrësve të fillojnë biznese dhe kompanive të pushojnë nga puna punonjësit.
Por është politikisht e vështirë, në mos kundërproduktive, që qeveritë të bëjnë të dyja këto, në një kohë kur norma e papunësisë në eurozonë është kaq e lartë (11.5% në qershor).
Qeveritë kanë nevojë për më shumë fleksibilitet. Në fakt, ato duhet të shfrytëzojnë avantazhet e normave të ulëta të bonove – Gjermania mund të marrë hua për 10 vite me një normë interesi rreth 1% dhe Franca mund të marrë hua me 1.4% interes – për të rritur shpenzimet dhe për t’u dhënë një shtysë ekonomive të tyre. Pasi të avashtët të vihen sërish në lëvizje, udhëheqësit do ta kenë më të lehtë të kërkojnë reforma më të forta ekonomike para qytetarëve të tyre. Por nevojitet shumë më tepër durim, si dhe një ndryshim i madh në sjelljen e Gjermanisë, si dhe të udhëheqësve të lartë të BE-së.
PERSHTATUR NE SHQIP NGA BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button