Analiza

Krizë e demokracisë në Kosovë

kosova

Nga Alban Beha

Zhgënjimi i konsensusit është një frustrim i demokracisë, që në Kosovë mbi të gjitha është më e frustruar nga mosndëshkimi për krimet politiko-mafioze. Kjo është evidente në edicionet e lajmeve, në kronikat politike dhe më gjerë.

Nëse korrupsioni konsiderohet endemik, depërtues dhe përshkon institucionet në Kosovë, që nga pushteti lokal në atë qëndror, atëherë duhet të pyesim se cili është realiteti i shtetit të Kosovës, përtej përkufizimeve teorike të propozuara nga shkencat politike. Nëse kushtetuta e vendit tonë përshkruan një Kosovë demokratike dhe pjesëmarrëse, praktika e përditshme e politikës tregon që Kosova jeton nën regjimin e korrupsionit.

Duke jetuar në këtë kohë, në prag të zgjedhjeve të rëndësishme, është një detyrë të dilet në zgjedhje për ata njerëz që ju intereson fati i demokracisë në Republikën e Kosovës.
Nesër ndoshta do të jetë vonë. Çdo gjë e konfirmon hendekun ekzistues në mes të qytetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve dhe numrin e reduktuar të qytetarëve që kanë interesa të veçantë nga politikanë apo subjekte politike.

Nuk ka kuptim as sheshi përplot me njerëz, as rritja e ndërgjegjes civile, indinjata mbi pandëshkushmërinë dhe denoncimi i krimeve politiko-mafioze, nuk ka kuptim as revolta morale, në qoftë se e gjithë kjo nuk konvergjon në një projekt politik të ri (pse jo edhe me njerëz që kanë qenë që moti në skenën politike) për të kthyer në kuptim origjinal demokracinë ku mund të krijohen rregulla të reja për veprim politik: si etika dhe integriteti, opsioni preferencial për të dobëtit, denoncimi i marrëveshjeve mes politikanëve dhe gangsterëve, dëshira për të ndërtuar një të mirë të përbashkët dhe jo një të mire ekskluzive për një pakicë, aftësia për të siguruar një informacion vërtetë të lirë. Do të thotë, ndoshta ka ekzistuar një politikë dhe disa rregulla që nuk e kanë lejuar qytetarin të bëhet aleatë i politikës, sepse ata e konsiderojnë atë të pisët.

Leave a Reply

Back to top button