Histori

Kronika nga ferri

Jo të gjithë banorët e Hiroshimës dhe Nagasakit që ishin në afërsi të shpërthimit patën “fatin” që të vdisnin në kohën e shpërthimit, apo në ditët në vijim. Shumë mbetën i gjallë, por me një çmim të lartë. Të mbijetuarit morën emrin kolektiv hibakusha “të prekur nga shpërthimi.” Përveç se vuajtën nga djegie të tmerrshme, shumë prej tyre u prekën nga leuçemia dhe kanceri, dhe shumë më tepër vuajtën nga ankthi dhe sëmundjet somatike, madje edhe njëzet vjet pas ngjarjeve. Të shumtë ishin sakatët dhe të paaftët për të punuar.

Studimet mbi defektet e lindjes tek fëmijët e grave shtatzëna të prekura nga rrezatimi kanë dhënë rezultate kontradiktore, por është e sigurt se të mbijetuarit dhe pasardhësit e tyre janë ende viktima të paragjykimeve në Japoni: mbizotëron ideja se ata janë bartës të defekteve të trashëguara, apo edhe sëmundjeve ngjitëse. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button