Analiza

Kronikë e një rikthimi të paralajmëruar

Megjithë premtimin e tij për të qëndruar i tërhequr nga jeta politike, Nicolas Sarkozy vetëm ka orkestruar kthimin e tij, qysh prej largimit të tij Elysée në vitin 2012

Olivier Faye, Matthieu Goar, Alexandre Lemarié

Le Monde

nicolas sarkozy“Pas tridhjetë e pesë viteve mandate politike, angazhimi im në jetën e vendit tim, që sot e tutje do të jetë ndryshe”. Përpara qindra militantëve që thwrrisnin emrin e tij, Nicolas Sarkozy, më 6 maj 2012, në Mutualité (Organizëm i sigurimeve shoqërore në Francë), mbajti një fjalim të matur. Qysh në mbrëmjen e humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale, ish-presidenti kujdeset në daljet e tij për të menaxhuar shanset e kthimit. Më 19 shtator, ai e theu këtë angazhim duke u vetwshpallur kandidat në kryesinë e UMP. Të nesërmen e dështimit të tij, rrethi i tij i ngushtë përsëriste megjithatë dëshirën që ai kishte qëllim të qëndronte “i larguar në mënyrë të qëndrueshme” nga politika.

Por Nicolas Sarkozy nuk ka qëndruar për një kohë të gjatë larg … Vetwm tre muaj pas largimit të tij nga Elysée, në mes të verës, ai doli nga qetësia dhe kërkoi më 8 gusht 2012, “një veprim të shpejtë të komunitetit ndërkombëtar” në Siri, me qëllim që të “të evitohen masakrat”.

Një kritikë e hapur e politikës të ndjekur për këtë dosje nga François Hollande.
Ai i cili kishte siguruar se do ndërpriste politikën në rast humbje në zgjedhjet presidenciale, paraqitet menjëherë si kryetar i opozitës dhe si kryetar i shtetit njwkohwsisht.

Si në krahun e majtë dhe në atë të djathtë, secili e ka kuptuar mesazhin: Nicolas Sarkozy dëshiron të mbesë në peisazhin, në optikën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017. Në vjeshtë, partia e djathtë duhet të zgjedhw një kryetar të ri. Ish presidenti ka vetëm një obsesion: të pengojw zgjedhjen në krye të UMP të një personaliteti në gjëndje ta zëvëndësojë atë në zemër të simpatizantëve. François Fillon është më mirë i pozicionuar për të marrë lidershipin. Ai u largua shpejt nga Sarkozy, të cilit i atribuon të metat në qeverisje gjatë pesë vjetëve. Sondazhet e nxjerrin ish-kryeministrin fitues me më shumë se 60 % të votave. Për sarkozystët nuk bëhet fjalë që të lejnë deputetin e Parisit që të fitojë përballë Jean-François Copé.

Në kulisa, Sarkozy aktivizohet për të penguar një skenar të tillë. Pasi nxiti rritjen e kandidaturave, ai lidh një aleancë srategjike me kryetarin e bashkisë të Seine-et-Marne. Operacioni sjell frytet e tij, përtej asaj që ai kishte mundur të imagjinonte: dueli Copé- Fillon përfundon me një barazim nga të gjitha pikwpamjet. Mbrëmjen e 18 nëntorit, i pari tenton një puç që i dyti e kundërshton. Partia shfaqet e ndarë drejtpërdrejt në televizion.

Duke akuzuar njëri-tjetrin për mashtrim, të dy palët ndërluftuese shfaqen si shefa klanesh. Psikodrama zgjat më tepër se katër javë. Ajo çoi në një amnisti të çalë, në fund të vitit 2012, duke e bërë Jean-François Copé një kryetar shumë tw kontestuar. Nicolas Sarkozy, me një goditje të dyfishtë arriti me sukses të bllokonte forcimin e Fillon, si dhe duke e detyruar deputetin e Seine-et-Marne ta vendoste në tutelën e tij.

Ish presidenti arrin madje të legjitimojë a posteriori vijën e fushatës së tij, e frymëzuar nga Patrick Buisson, këshilltari i tij i ardhur nga ekstremi i djathtë, duke nxitur në gjitrin e UMP fitoren e të rinjve sarkozistë të së djathtës së fortë, të cilët formojnë sot rrymën e parë të partisë. Kjo fiasko e ndan në mënyrë të qëndrueshme të djathtën. Dy vite më pas ajo është ende në origjinë të krizës së lidershipit, e kaluar nga partia, dhe lejon Nicolas Sarkozynw të shfaqet si “shpëtimtari” i familjes së tij politike.

Ish presidenti e din gjithashtu se francezët nuk duan aq shumë pensionistët e politikës. Të urryer në pushtet, drejtuesit publikw shihen me dashamirësi sapo ata bëjnë një hap jashtw skenës.

Për Nicolas Sarkozynw, është mirë pra që të qëndrojë i tërhequr, duke i ofruar bashkëkombësve të tij herë pas here kujtimet e mira. Sekuenca e “kartolinave” hapet për pensionistin më aktiv të Francës.

Natën e 6 majit, ai është vetë i detyruar të heshtë. Njerwzit e tij me në krye Brice Hortefeux, ngarkohen që të përcjellin mesazhet. Ata sigurojnë që Nicolas Sarkozy nuk dëshiron të rikthehet për të marrë revanshin e tij mbi François Hollande.

“Para së gjithash, ai është i shqetwsuar për situatën e vendit dhe do të zbresë në arenë vetëm për detyrë”, përsërisin ata. Këtë do ta shprehte ai vetë në mars të vitit 2013, në bashkëbisedimin e parë dhënë shtypit pas humbjes: “Fatkeqësisht do të ketë një çast ku çështja nuk do të jetë më: A keni ju dëshirë?, por : “A do të keni ju zgjedhje?” (…) Në këtë rast, efektivisht, unë do të jem i detyruar tw bwj njw hap pwrpara. Jo për dëshirë. Por për detyrë”. Refreni i kthimit “për detyrë” do të këndohet pa pushim në muajt që vijojnë. Në biseda private, Sarkozy ka fjalë mjaft të ashpra për François Hollande, duke e cilësuar një “nul”.

“Ish-i” qëndron në realitet “i lidhur” me jetën publike të vendit që ai e ka drejtuar gjatë pesë viteve. Në zyrat e tij nr.77, në rrugën “Miromesnil” në Paris parakalojnë personalitete të huaja, sportistë, drejtues ndërmarrjesh, pronarë të shtypit dhe sidomos shumë politikanë.

Shumë persona janë të bindur se ai do të përfaqwsohet në zgjedhjet presidenciale në vitin 2017. “Është një luan në një kafaz. Ai ka kaq dëshirë që të skuqet, që t’i shohin kur nxjerr këmbët!”, shprehet me shaka një vizitor.

“Kjo është sikur t’i kërkoje një mishngrënësi të bëhej vegjetarian”, buzëqesh Brice Hortefeux. Më 8 korrik të vitit 2013, historia shpejtohet: ish-kryetari i shtetit nënshkruan kthimin e tij në UMP nën syrin e kamerave, që ndjekin mbwrritjen e tij si të një rock star-i.

Në sajë të një operacioni komunikimi të orkestruar me mençuri, ai arrin të bëjë që të harrohet mbledhja e Këshillit kushtetues për krizën, e shkaktuar për shpenzimet e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2012.

Përballë më tepër se 300 parlamentarëve të UMP-sw, të mbledhur në sallën e madhe të mbledhjeve të partisë, Nicolas Sarkozy i zhvleftëson rivalët e tij – François Fillon në veçanti – për t’i thënë atyre, në thelb: “Padroni jam unë!”. Ai shpjegon se ka vendosur të “thyejw” vendimin e tij “për t’u tërhequr nga jeta politike” dhe me një ton provokues shprehet se të gjithë ato që duan ta varrosin atë: “Ditën kur unë do të kthehem, do t’ju paralajmëroj”. Vizita të tjera në terren të ish presidentit do të vijojnë, me objektivin për t’i treguar rivalëve të tij që tërheqja për të mbetet e paprekur pranë bazës militante.

Më 18 shtator, një turmë e madhe e pret Sarkozynw gjatë një vizite në rajonin e Haute-Savoie dhe aty përmend për herë të parë një kalendar kthimi. Dhe nëntë ditë më vonë, ish presidenti shafqet në qytetin e Nicës, i rrethuar nga militantët në ekstazë.

Në nëntor të vitit 2013, ai nis një fushatë jo zyrtare duke ndjekur koncertet e gruas së tij në qytetet ku ka fituar e djathta. Dyshimet e fundit mbi qëllimet e “Ish-it” eklipsohen në janar 2014, gjatë një vizite në Châtelaillon, në Charente-Maritime: “Kur ke qenë president, mbetesh i tillë”, do të shprehej ai. Ish kryetari i shtetit mbetet shumë popullor pranë zgjedhësve të djathtë. Me përjashtim të Xavier Bertrand, i cili ka hartuar një strategji politike, dhe të François Fillon, me ndërprerje, të rrallë janë ata që rrezikojnë ta kritikojnë atë.

Bruno Le Maire (ish ministër i Bujqësisë) dhe sidomos Alain Juppé (ish ministër i jashtëm), bëjnë kujdes të mos e sulmojnë pensionistin e vërtetë e fals. Në një takim me kandidaten për Bashkinë e Parisit, Nathalie Kosciusko-Morizet në Paris në muajin shkurt të këtij viti, disa javë para zgjedhjeve lokale,  Sarkozy pritet me nostalgji nga militantët e partisë. Ai e eklipson kandidaten e djathtë për Bashkimë e Parisit.

Ky takim i lejon të shfaqet me gardën e re të UMP-sw dhe të tregojë vullnetin e tij për të ripërtërirë rrethin e tij të ngushtë. Nuk ka rëndësi që kthimi i programuar mund të hidhet poshtë nga dy të tretat e francezëve, sipas sondazheve. “Të flitet për kthimin tim në jetën politike, kjo në vetvehtë është diçka e mrekullueshme”, shprehet i gëzuar Nicolas Sarkozy në emisionin ekonomik televiziv të titulluar “Vlerat aktuale”, në korrik të vitit 2014.

Kjo don të thotë se ideja e kthimit është regjistruar në zemrat dhe në mendjet. Duke filluar nga ky çast, një pjesë e madhe e rrugës është bërë.

Emri i tij është cituar në shumë dosje : në atë të arbitrazhit të Bernard Tapie, të sondazheve të Elysée, afera Karachi apo edhe financimi i supozuar libian i fushatës së tij presidenciale në vitin 2007.

Pa përmendur regjistrimet e fshehta të Patrick Buisson apo llogaritë e dyshimta Bygmalion. Kjo dosje e fundit është ajo që e dëmton atë më tepër për imazhin e tij pranë të zgjedhurve dhe zgjedhësve të UMP, të cilët kanë marrë pjesë financiarisht në “Sarkothon” dhe ndjehen të “vjedhur”. Situata bëhet kritike. Në rënie në sondazhet, i ngacmuar nga kundërshtarët e tij, Sarkozy e din që mund të humbasë gjithcka.

Për të ruajtur shanset e tij të kthimit, ai kundërsulmon me një strategji të thjeshtë: të paraqitet si viktimë, me qëllim që të ndjellë rreth vetes një refleks solidariteti të bazës së UMP-sw. Në një artikull në gazetën “Figaro” në mars 2014, pastaj gjatë një bashkëbisedimi në kanalin televiziv TF1 dhe Europe 1, më 2 korrik, ai paraqitet si një kafshë që e ndjekin, viktimë e tërbimit të gjykatësve dhe pushtetit socialist, që duan ta “vrasin” atë. Besnikët e tij në mënyrë masive e përhapin këtë mesazh. Strategjia e viktimizimit nuk shkon në të gjithë opinionin francez, por funksionon pranë militantëve të UMP, të cilët thërrasin për komplot.

Ky është kapitali më i çmuar përballë Alain Juppé apo François Fillon në garën drejt Elysée-sw. Një elektorat strategjik që përfaqson ende sot shansin kryesor, në çastin për t’u hedhur drejt pushtimit tw UMP-sw. /Le Monde/

PERHTATUR NE SHQIP NGA WWW.BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button