Mistere

“Kronikë nga e ardhmja”- një ngjarje e vërtetë e fshehur nga masonët

Screen Shot 2015-09-16 at 1.27.04 PM

“Kronikë nga e ardhmja”- një rrëfim i jashtëzakonshëm rreth një ngjarjeje të pabesueshme të përjetuar nga Paul Amadeus Dienach, i cili jetoi në Eurorën Qendrore në fillim të shekullit të kaluar. Dienach pretendon se gjatë periudhës njëvjeçare që kaloi në gjendje kome si pasojë e një sëmundjeje serioze, vetëdija e tij kishte udhëtuar në të ardhmen në një trup tjetër dhe kishte qëndruar atje gjatë gjithë atij vite. Edhe pse tingëllonte e pamundur, kujtimet e shkruara të Dienach-ut u morën shumë seriozisht nga frimasonët, të cilët e mbajtën të fshehtë librin e tij.

Ekzistojnë shumë libra që përmbajnë profeci dhe vizione të së ardhmes, megjithatë asnjë nuk i afrohet afër tregimit të Dienach-ut rreth një shekull më parë. Janë të paktë ata që kanë pasur rastin ta lexonin librin e detajuar të Dienach-ut, meqë libri i tij u botua në një tirazh të vogël në Greqi.

Por tani, për herë të parë, njerëzit – edhe ata më skeptikët – shumë shpejt do të kenë mundësinë të lexojnë kujtimet edhe eksperiencën e tij, qoftë edhe për kuriozitet.

Kush ishte autori i këtij libri?

Paul Amadeus Dienach ishte profesor i studimeve të gjuhës gjermane. Ai nuk ishte shkrimtar dhe kurrë nuk kishte menduar të shkruante.

Dienach vuante nga një lloj i rrallë e encefalitit letargjik (sëmundja e gjumit) dhe, në vitin 1921, ra në koma ku qëndroi për një vit në spitalin e Gjenevës

Çfarë përjetoi ai?

Kur doli nga koma Dienach shkroi në ditar se gjatë gjithë asaj kohe kishte qenë i vetëdijshëm dhe zgjuar, por jo në vitin dhe vendin në të cilin gjendej trupi i tij. Dienach shkruante se vetëdija e tij kishte udhëtuar me trupin e një njeriu tjetër, Andrew Northam, në vitin 3906.

Sipas tij, njerëzit në vitin 3906 kishin vërejtur se në trupin e Andrew Northamit kishte hyrë një vetëdije e re, prandaj i kishin shpjeguar gjithçka rreth asaj periudhe, si dhe gjithçka që kishte ndodhur nga shekulli XXI deri në atë vit.

Dienach shkroi se një specie e re humane, e quajtur Homo Occidantalis Novus, do ta pasojë specien e tashme, Homo Sapiens, dhe në kujtimet e tij ai flet për hapat e mirë e të këqij që do të ndërmerren gjatë mijëvjeçarëve.

Dienach nuk ia tregoi ditarin e tij askujt që njihte, nga frika se mos e merrnin për të çmendur, çka do të shkatërronte reputacionin e tij.

Si u botua ditari i tij personal?

Në moshën 36-vjeçare, shëndetlig pas daljes nga koma, Dienach vendosi të shkonte në Greqi në vjeshtën e vitit 1922, për shkak të klimës më të butë, por edhe për të dhënë mësime gjermanishteje për studentët universitarë. Njëri prej studentëve të tij ishte Giorgos Papahatzis, i cili më vonë u bë njëri nga themeluesit e Shoqërisë Filozofike dhe njëri nga hartuesit e ligjit administrativ në Greqi, e në të njëjtën kohë anëtar i frimasonëve.

Dy vjet më vonë, me përkeqësimin e shëndetit, Dienach vendosi të shkonte në Itali dhe ia besoi dorëshkrimin e tij studentit besnik, duke i thënë që nëse donte mund të lexonte në të ardhmen, Dienach vdiq nga tuberkulozi në vitin 1924.

George Papahatzis i përktheu shënimet e tij për një periudhë 14-vjeçare. Në fillim kujtoi se po lexonte një novelë, derisa kuptoi se ato ishin kujtimet e Dienach. Pas përkthimit, Papahatzis i ndau vetëm me një rreth të ngushtë masonësh shënimet që u konsideruan shumë të rëndësishme për të ardhmen e racës njerëzore./botimeshqip

Leave a Reply

Back to top button