Analiza

“Kryebashkiak do të thotë të punosh 24 orë në ditë”

Anne Hidalgo nuk do që ndokush të kritikojë Parisin. Kryetarja e parë femër e kryeqytetit francez po përballet me sfidat e strehimit, ndotjes dhe humbjes së statusit të qytetit

anne 1

Adam Thomson,

korespondent i Financial Times në Paris

Në një cast të rrallë me diell, të një dite dimri po pres të hyj në zyrën e kryebashkiakes së Parisit, në Loire Valley, një ndërtesë hijerëndë e stilit të Rilindjes. Që prej daljes nga Hôtel de Ville, kudo në rrugët e Parisit, dukej si normale prania e shumtë e rojeve, policëve dhe patrullave me ushtarë. Selia e kryetarit të bashkisë nuk bën përjashtim.

Që prej sulmit të përgjakshëm tragjik të ekstremistëve islamikë në zyrat e revistës satirike Charlie HEBDO, dhe pengmarrjes në supermarketin hebre, Anne Hidalgo, drejtuesja e parë femër e qytetit, ka qenë jashtëzakonisht e zënë.

  

Hidalgo është zgjedhur kryebashkiake pothuajse një vit më parë, një periudhë e shkurtër që ka qenë tepër sfiduese për të. Sulmet e vunë atë papritur në vijën e parë të frontit të luftës kundër terrorizmit. Ajo, siç e pranon edhe vetë, është nën presionin për të garantuar siguri për parizienët “por edhe për tu dhënë zgjidhje shumë çështjeve të mëdha që ka komuniteti”. Veshur me elegancë, Hidalgo flet me zë të ulët dhe dëgjon me kujdes, diçka jo e zakonshme për një politikan.

“Shumë njerëz tashmë kanë ofruar projekte interesante,” thotë ajo. Në javët pas sulmeve terroriste, Hidalgo është angazhuar me idenë e një projekti pilot për hapjen e shkollave dhe qendrave komunitare gjatë uikendeve – një vend ku të rriturit mund t’a përdorin kohën e lirë për të ndihmuar nxënësit për detyrat e shtëpisë, por gjithashtu edhe vende ku njerëzit grumbullohen, shfaqin filma dhe organizojnë konferenca e diskutime për çështjet e integrimit.

Personalitete të tillë si këngëtari dhe aktori Marc Lavoine, apo edhe Lilian Thuram, lojtari më spikatur i kombëtares franceze të futbollit, kanë ardhur në zyrën e saj me ide që ajo beson se qeveria do ti mbështesë. “Unë i ndihmoj të lidhen me njerëzit në nevojë, dhe u siguroi hapësirën për të punuar.”

Nëse Hidalgo ka punën më të madhe mes politikanëve francezë, ajo ka gjithashtu një zyrë që me 155 metrat

katrore të saj, është më e madhja e një zyrtari publik në Francë. Në një qoshe të saj, mbi panelet e drurit qëndron e varur një graffiti mjaft e frymëzuar. “Puthje në Hôtel de Ville”, një vepër e fotografit të njohur Robert Doisneau, me një pamje ku shfaqet një çift i përqafuar, është vendosur mbi një këmbalec piktori. Ajo mund të ketë ndonjë lidhje sentimentale me të, por konteksti është i përshtatshëm.

Në mbajtësen e oxhakut të madh të mermertë është vendosur një statuetë tre këmbë e lartë e Kullës Eifel. Në anë është një kolltuk, e më tej tavolina e zyrës me karrigen. Më tej një tjetër tavolinë e madhe e mbuluar me xham dhe e rrethuar me karrige prej druri. Një mobilim i mirë për orët e gjata të punës që Hidalgo kalon këtu. E martuar, nëna e një djali 13-vjeçar, dhe e dy fëmijëve të tjerë të rritur që ka me ish-partnerin, ajo pranon se puna është një angazhim i rëndë. “Kjo nuk është e lehtë për familjen, por unë s’kam ç’të bëj. Të jesh kryebashkiak do të thotë të punosh 24 orë në ditë. ”

Rreth 18 muaj më parë, Hidalgo mbajti tubimin e saj të parë të fushatës në Bataclan, një klub nate i Parisit, ku gjëmojnë tingujt e këngës “Harlem Shuffle” të Rolling Stones. Në atë kohë, ajo kishte përballë si rivale një tjetër grua të profilit të lartë në politikën franceze: Nathalie Kosciusko-Morizet, kandidate e qendrës së djathtë, rrënjët aristokratike të së cilës si edhe talenti i saj për

harpën klasike, nuk rezultuan plotësisht tërheqëse për votuesit parizianë. Hidalgo, anëtare e hershme e Partisë Socialiste, fitoi rreth 55 për qind të votave në raundin e dytë, ku u përball me të. Por fakti që ajo mori drejtimin e kryeqytetit të ekonomisë së dytë më të madhe të Evropës, nuk do të ishte dicka e lehtë për të.

E lindur në Spanjë më 1959, Hidalgo kaloi vitet e saj të para në San Fernando, pranë Cadiz. Në webfaqen e saj personale, ajo e përshkruan portin si “një qytet buzë oqeanit ku takohet lindja me perëndimin” dhe ku “ngjyrat e dritës, ajri i kripur dhe karkalecat e shijshëm të detit të bëjnë të ndihesh si një Madalenë e Marsel Prustit”.

Bijë e një elektricisti dhe një rrobaqepësje që u larguan nga Spanja e Frankos më 1960, Hidalgo u rrit së bashku me motrën e saj më të madhe në periferinë e varfër të Lionit. Mësoi shumë shpejt frëngjishten dhe në moshën 14 vjecare u bë edhe shtetase franceze. (Ajo mban shtetësi të dyfishtë.) Studente e shkëlqyer, ajo studioi si juriste dhe para se të hynte në politikë shërbeu si inspektore pune.

Sot, Hidalgo ndihet më komode me frëngjishten sesa me spanjishten. Ajo është një banore e zjarrtë: shpesh thotë se gjithmonë e ka ëndërruar Parisin; gjatë intervistës ajo e quan kryeqytetin francez më shumë se një herë si “qyteti tim”.

Por, i konsideruar si sinonimi i modernizmit në fund të shekullit 19, sot Parisi ngjan si muze i shekullit 21. Londra, dikur një fqinje e zymtë veriore, papritmas është bërë shumë më dinamike. A do mundë Hidalgo ta ndryshojë situatën? Ajo pranon se sulmet terroriste sollën pasoja të rënda për ekonominë lokale – pikërisht në atë janar kur të ardhura e biznesit dhe shitjet me pakicë ishin në rënie. “Dyqanet janë bosh,” thotë ajo. “Kjo nuk ndodh vetëm pse njerëzit janë të trembur. Unë mendoj se ata thjesht nuk duan të dalin nga shtëpia. Ata preferojnë të qëndrojn së bashku dhe të diskutojnë për atë që po ndodh në vend.”

Hidalgo e njihte botuesin e vrarë të Charlie HEBDO-së Stéphane Charbonnier – “Charb” – dhe po ashtu edhe gazetarët e tjerë. “Ai ishte njeri i jashtëzakonshëm,” thotë ajo për karikaturistin. “Ai dhe të tjerët kanë qenë përherë pjesë e edukimit tim politik. Kam gjetur veten në vizatimet e atij brezi dhe unë mendoi se ata nuk mund të vdesin. Mendoi se janë të pavdekshëm”.

Objektivi i Hidalgo-s është “ringjallja e Parisit … kthimi në një qytet në transformim radikal”, sic premton ajo. Por ajo nuk beson se zgjatja e orëve të punës së tregjeve do të sjellë rritjen ekonomike. Ajo kundërshton me forcë vendimin e qeverisë franceze për të hapur qendrat

tregtare edhe të dielave – një lëvizje e kthyer këtë muaj në ligj, me anë të një dekreti që lejon hapjen e bizneseve 12 të diela në vit nga 5 që lejohej deri më tani. Kundërshtimi ndaj ndryshimit të ndërmarrë nga kolegët e saj të Partisë Socialiste, vjen si një përpjekje e saj në luftën kundër perceptimit në rritje se mungesa e tregtisë gjatë të dielave në Paris – ku supermarketet qëndrojnë të mbyllura, ashtu siç ndodh edhe me qendrat e mëdha tregtare si Galeria Lafayete dhe Printemps – e bën atë më shumë një qytet të fjetur provincial se sa kryeqytetin e ekonomisë së dytë më të madhe të Evropës.

Por kjo ndjenjë është e përhapur në mes të të rinjve parizienë. Me gjithë bukuritë e Parisit, gjetja e një vendi pune është shumë e vështirë dhe shumë njerëz e pranojnë se duan të largohen – kryesisht drejt Londrës. Disa kompani franceze kanë filluar të mendojnë po ashtu: në 2013, gjiganti francez i karburanteve Total njoftoi se po planifikonte të zhvendoste në Londër të gjithë departamentin e thesarit të korporatës. “Ideja është të jemi më pranë Londrës, që është qendra tregtare më e madhe e naftës si dhe dhe qendra financiare e Europës,” tha një përfaqësues i kompanisë në atë kohë.

Hidalgo këmbëngul se Parisi nuk është gati i fjetur siç mendojnë disa. Për këtë mjafton të kujtojmë se 25 përqind e gjithë dyqaneve janë hapur të dielave. “Unë s’mund ta pranoj këtë stereotip të një qyteti të mbyllur të

dielave, pasi ai thjeshtë nuk është i vërtetë,” thotë ajo. “Unë nuk dua që qyteti im të karikaturizohet.”
Një sondazh i opinionit i kryer këtë muaj nga agjensia franceze Ifop tregoi se Hidalgo kishte mbështetjen e 49 për qind të popullsisë franceze – shifër e njëjtë me atë të ministrit të brendshëm, Bernard Cazeneuve. Jérôme Fourquet i Ifop thotë se ajo që nga marrja e detyrës i ka shmangur gjithë problemet serioze. “Deri më tani, nuk ka pasur asgjë negative kundër saj.”

Në këtë mënyrë shumë njerëz mendojnë se Hidalgo po përpiqet të dalë nga hija e Bernar Delanoe, paraardhësi dhe ish-shefi i saj. Karizma e madhe Delanoe-s e bëri atë një yll në mes të parizianëve, dhe mungesa relative e dhuntive të Hidalgo-s tregon se ajo ka ende punë për të arritur të njëjtin nivel popullariteti.

Shumë paraardhës të Hidalgos shfaqeshin cdo ditë në Hotel Deville, ndërkohë që ajo preferon privatësinë relative të një shtëpie modeste në lagjen 15, ku jeton me të shoqin Jean-Marc Germain, një depuetet socialist, dhe djalin e tyre.

Një temë e spikatur e fushatës zgjedhore të Hidalgos ishte strehimi. Ajo ka një program për ndërtimin e 10.000 banesa një vit, përfshirë 7.000 banesa për banorët me të ardhura të ulëta, brenda unazës së Parisit, një prej qendrave urbane me popullsinë më të dendur në Evropë. Ajo e përshkruan Parisin si “shumë kozmopolit … është

një përzierje e madhe e shumë origjinave”. Sipas saj afërsisht 300 mijë prej 2.3 milion banorëve të qytetit mbajnë pasaportë të huaj – një shifër ku nuk përfshihen ata që kanë kombësi të dyfishtë, si ajo vetë.

Beson në tendencën për ta zgjeruar zonën e qetë të banorëve që jetojnë në lagjet e përziera racore në lindje. Por, për shumë prej banorëve të vjetër të Parisit – banorë në perëndim të qytetit, programi i strehimit social të Hidalgo-s është thjesht një kërcënim. Në një mëngjes të ftohtë, gati një vit më parë, një grup i mirëorganizuar parizianësh protestuan në lagjen ultra-konservatore 16, ku atëherë candidate, Hidalgo mbërriti me makinën e saj elektrike – për të shpjeguar planin e ndërtimit të mijëra shtëpive përbanorët me të ardhura të ulëta. “Kjo nuk është shumë popullore,” thotë ajo me buzëqeshje. “Kam pasur shumë takime të pabesueshme gjatë fushatës, në të cilat njerëzit shpesh më kanë thënë se ata nuk i duan “të huajt”. Por ne po përpiqemi për të bërë sa më shumë dhe për të krijuar diversitet social edhe në vendet ku nuk ka. Ne jemi duke të fituar.”

Gjatë administratës së mëparshme socialiste, ku Hidalgo ka shërbyer për vite si nënkryetare, strehimit social në qytet u rrit nga rreth 11 për qind të totalit në 20 për qind që është sot. Ajo dëshiron që niveli të shkojë në 25 për qind.

Si ata që e njohin dhe ata që nuk e njohin vizionin e saj, shumica e parizienëve pranojnë se Hidalgo ka shumë përvojë në planifikimin urban. Si zëvendëse e Bertrand Delanoe, ajo ka luajtur rol kyc në shumë projekte të tij. Mes tyre ishte transformimi në shëtitore i një rruge përgjatë anës së majtë të lumit, e njohur tashmë si Les BERGES de Seine. Me gjatësi 2.3 km rruga dikur e tejmbushur nga trafiku është kthyer në shëtitore të mbushur me skateboardera, biçikleta e turistë. Në një qytet të njohur për mungesën e hapësirave të gjelbra, shumë kalata të Seines janë disenjuar në zona për te luajtur fëmijët, në zona qëndrimi për të rriturit dhe vende ku kalimtarët mund të bëjnë foto. Projekti Hidalgo parashikon shtimin e hapësirës së gjelbër duke i kthyer maunet e ankoruara në kalata në kopshte lundrues.

Planet e saj të ardhshme për një Paris të epokës moderne fokusohen gjithashtu në telekomunikacion e transport. Me një program investimesh prej 8.5 miliard euro të njoftuar që në fushatën e vitit të kaluar, ajo planifikon të shpenzojë 1 miliard euro për ta kthyer Parisin në një zonë të vetme ëireless, ku ofrohet internet pa tel. Ajo edhe vetë është një “makinë” Tëitter: ka hapur llogarinë e saj në mars 2009, dy muaj pas François Hollande, por ka postuar në të më shumë se 22.000 herë në krahasim me 4400 herët e presidentit francez.

Hidalgo synon të nxisë hapjen e bizneseve të reja duke ofruar ekspertizë dhe kushte të favorshme. Për shembull, me projektin e zonës industrial MacDonald do të krijohen 3000 metër katrore e hapësira për zyra në lagjen 19-të. Bashkia ka blerë një truall nga operatori francez i trenave SNCF dhe më pas ja ka kaluar për ta zhvilluar një konsorciumi ku është përfshirë Xavier Niel, operatori mobil miliarder i internetit me kosto të ulët. Nëse gjithcka shkon sic është planifikuar, projekti do të bëhet zona industriale më e madhe në botë.

Në transport, Hidalgo thotë se ajo ka marrë “luftën” me makinat – pas rritjes se ndotjes. Në mars të vitit të kaluar, autoritetet kufizuar përdorimin e automjeteve private dhe u detyruan që përkohësisht ta bënin të gjithë transportin publik falas, pas mjergullës së verdhë që zbriti në kryeqytet. Shkaku kryesor është nafta; Hidalgo planifikon të ndalojë automjetet me naftë në 2020, të ndalojë hyrjen e kamionëve të vjetër në Paris, të kufizojnë autobusët turistike që mbushin rrugët e kryeqytetit dhe kthimin e qendrës së qytetit në zonë vetëm për këmbësorë.

Parashikime, por të gjitha këto e mbajnë Hidalgon të pushtuar. Ne u takuam në orën 17:00; asaj do ti duhet që të mbajë një takim në sallën e sencave plenare të këshillit të qytetit me përfaqësues të atletëve francezë për të çuar më tej ambicien e qytetit për të pritur Lojrat Olimpike.

Më pas do të shkojë në një ndeshje hendbolli. Dielli po perëndon por dita e Hidalgos do të zgjasë të paktën deri në orën 22:00. Nuk ankohet. “Vetë kam zgjedhur për ta bërë këtë,” thotë ajo. “Askush nuk më detyroi për tu bërë kryebashkiake.”

Screen Shot 2015-03-02 at 09.24.53 Screen Shot 2015-03-02 at 09.24.21 Screen Shot 2015-03-02 at 09.24.00

 

Leave a Reply

Back to top button