Analiza

Kryebashkiaku i rebelëve të Sevastopolit: “Në Kiev, një revolucion fashist”

SevastopolMë shumë se sa me një kryebashkiak, ai të ngjan me mbrojtësin e fundit të një bote të tërë në rrezik. Aleksej Cjalil, 53 vjec është një biznesmen, i zgjedhur tre ditë më parë mes thirrjeve të një turme që rebelohet kundër revolucionit të Kievit. “Eshtë moment shumë serioz”, thotë. “Po përpiqem të zgjoj vetëdijen e qytetarëve të mi. Këtu, o do fillojmë të luftojmë edhe ne, ose rrezikojmë të zhdukemi”.

Doni të thoni se po përgatiteni për rezistencë të armatosur?

Nuk kemi armë dhe nuk duam. Por do bëjmë të dëgjohet zëri ynë, përballë një revolucioni fashist, që Europa dhe SHBA e kanë përgatitur prej vitesh.

Përgatitur?

Po, me një strategji të saktë. Që nga 1991-shi, që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, ata kanë në shënjestër Ukrainën. Ndihmojnë nacionalizmin, zvogëlojnë ditë pas dite besueshmërinë dhe prestigjin e pranisë sonë në këtë tokë.

Cili është objektivi final i kësaj manovre të supozuar perëndimore?

Të supozuar e thoni ju. Projekti është financiar dhe tregtar, por mbi të gjitha ushtarak. Herët a vonë do të shihni se baza detare ruse këtu në Sevastopol do të përfundojë në qendër të polemikave, do të fillojnë të thonë që tanët duhet të largohen. E di cfarë duan? Duan ta transformojnë Ukrainën në një lloj Estonie. E cila, nga një shtet fortesë e Rusisë u shndërrua në majën e diamantit të skemës së NATO-s, e cila kërcënon Moskën.

La Repubblica

Leave a Reply

Back to top button