Enciklopedike

A kryen Facebook eksperimente mbi ne?

exp

Ka kryer shumë, pa i lajmëruar asnjëherë përdoruesit. Në vitin 2012, për shembull, janë analizuar përditësimet e statuseve të 20 mijë personave për të zbuluar se cfarë këshillash u kërkonin miqve të tyre. Në po të njëjtin vit, 4 milion përdorues u vëzhguan për të vlerësuar se sa shumë vetëcensuroheshin. Në vitin 2010 i erdhi radha një eksperimenti mbi 253 milionë persona, për të kuptuar nëse lajmet që ndaheshin prej miqve të tyre ndaheshin edhe më shumë se të tjerët. Në fund është eksperimenti, rezultatet e të cilit u publikuan vitin që kaloi, që ka shkaktuar më shumë skandal: studiues të Facebookut dhe të Universitetit të Cornell kanë ndryshuar algoritmin që vendos se cfarë shfaqet në dritaren e 689 mijë personave të ndarë në dy grupe. Njërit grup iu shfaqën vetëm postime pozitivë, me fjalë si “dashuri” dhe “bukur”, tjetrit vetëm negativë. Dy grupet kanë reaguar duke postuar mesazhe me përmbajtje negative apo pozitive sipas asaj që lexonin. Për studiuesit kjo ishte prova emocionet janë ngjitës dhe që ajo që lexojmë në rrjetet socialë ndikon në humorin tonë.

Leave a Reply

Back to top button