Histori

Kryeqyteti i Perandorisë Romake të vonë nuk qe Roma

Screen Shot 2016-03-11 at 11.04.38Perandoria Romake e mori emrin e vet nga qyteti i saj themelues. Prandaj, kur ajo më në fund ra, a mos ndryshimi i rrethanave duhet të shënojë fundin e perandorisë romake? Megjithatë, ndërsa zakonisht dihet se në epokën e vonë romake Konstandinopoja ishte qyteti më i rëndësishëm, ajo që pothuajse askush nuk e kupton është se deri në fillim të shekullit V Pas Krishtit, perandorët remake të perëndimit e kishin lëvizur kryeqytetin nga qyteti antik dhe i shquar i Romës.

Në vitin 402, perandori i tmerrshëm Honorius mendonte se Roma nuk qe më e mbrojtshme, dhe vendosi ta zhvendosë kryeqytetin në Ravena. Ky e fundit qe ishte një qytet i madh me një popullsi prej rreth 50.000 banorësh, dhe kishte qenë pjesë e perandorisë që nga shekulli II Para  Krishtit. Megjithë marrjen e fondeve të rregullta të investimeve (perandori Trajan ndërtoi një ujësjellës masiv), ajo kurrë nuk ka qenë një nga zonat më të rëndësishme urbane të perandorisë, dhe qe në rënie kohët e fundit.

Megjithatë, Ravena kishte një port të madh dhe lehtësisht të mbrojtshëm, ndaj dhe u bë baza e flotës detare të Romës në detin Adriatik. Siç qe e rrethuar edhe nga moçalishtet, ajo u konsiderua si një vend i sigurtë, me lidhje të garantuara me perandorinë më të fortë lindore. Zhvendosja e kryeqytetit në Ravena ishte pranimi nga Honoriusi i faktit se Roma s’mund të zprapste më pushtimet barbare. Ajo mbeti kryeqyteti i perandorisë deri në rënien e saj përfundimtare në vitin 476. Ravena u rimorr nga perandoria romake lindore në vitin 584, dhe ka qenë pjesë e territoreve të saj deri në vitin 751.

Leave a Reply

Back to top button