Magazine

Kryqëzimi i qytetërimeve / Petra, mrekullia multietnike e lashtësisë

Një qytet multietnik, kryqëzim i qytetërimeve, kryeqyteti i Mbretërisë Nabatease, stacion i detyruar i karvanëve, ishte një shembull unik i harmonisë fetare: bashkëjetonin kultet arabe, greke, egjiptiane, siriane dhe romake

petra

Kush udhëtonte me karvanët që kalonin Gadishullin e Sinait, tregonte mbi mrekullitë e një qyteti me shtëpi, varre dhe kamare të gdhendura në shkëmb, i quajtur Petra. I ndërtuar në zemër të shkretëtirës, ky qytet i jashtëzakonshëm i gdhendur në gurë ranorë, dhe i fshehur në një grykë mes malesh, që e  izolonin dhe mbronin atë. Në qytet hyhej nëpërmjet Siq, një kalim i ngushtë rreth 1 mijë metra i gjatë. Kalesa zgjatet përballë thesarit të Tempullit (El-Khasneh, në arabisht). I quajtur në antikitet Reqem, Petra ishte një qytet magjepsës, aq i madh saqë sipas udhëtarëve, karavanëve iu duhej një ditë të tërë për ta përshkruar. Malet ngjyrë okër rreth e rrotull, mbronin një qytet të gjallë, të pasur me ngjyra që kontrastonin me njëra-tjetrën dhe të banuar nga njerëz të të gjitha përkatësive – arabë, grekë, hebrenj, romakë, sirianë – që në këtë vend, në zemër të vetmisë së madhe të shkretëtirës…

[real3dflipbook id=”706″]


Leave a Reply

Back to top button