Histori

“Kryqtarët kur shkuan qëmoti në Palestinë të lëftojnë, erdh’n e u përzien me shqiptarët

Por edhe Frenghia ësht e dashur në Shqipëri; kryqtarët, kur vanë qëmoti në Palestinë të lëftojnë, u kthyen prapë duke shkuar nëpër Shqipëri, ku ca midis tyre qëndruan dhe u përzejtën me shqiptarët; dhe më tutje, mbreti i Frenghisë, Lhudoviku i XIV solli në Paris ca Mirëditas që të hyjnë në ushtërin e pelhasit, edhe që ahere ky zakon kish shtrirë rrënjë

Albania dhe shtypi i Evropës

I lartri mik i kombit shqipëtar, Zoti Leon Kahun mori përsëri pendën dhe shkruajti për shqipëtarët një artikelh të bukur dhe të nxehtë. Zoti Leon Kahun thotë se, me pasur nevojë shqiptarët për një krahë, që të dalin në shesh, Frenghia (Franca) duhet t’i ndihnjë (ndihmojë), që t’arhijnë një ditë të rrojnë të dëlirë, nën mprim të saj.

I falemi nderjes Zotit Kahun, dhe ja dimë për mirë. Frenghia me Ingledhénë (Anglinë) dhe Oshtrinë (Austrinë) janë të tre vendet e Evropës ku na duan më shumë të mirën; kjo është një e vërtetë që tërë shqipëtarët e dijnë.

Ingledhéu ka ndihur shumë Shqipërinë në kohë të Ali Pashës dhe atje janë shtypur shumë biblha për kombin Shqipëtar.

Oshtria na ka dashur gjithënjë të mirën, siç e dëften historia e Kara-Mahmut Pashë Shkodrës; atje janë çpalhur qindëra biblha për gjuhën shqip; dhe m’e madhia, m’e para, ajo qi dha gjithë sulmin perlindies së Shqipëtarëve, biblha e Hahnit, në Oshtri ka parë dritë; me Oshtrinë japim e marrim gjithë pemët e tregërisë; funt, Evropa i ka dhënë të drejtë Oshtrisë të mpronjë vëllezërtë tanë shqiptarët katolikë, dhe këtë mprim e ka dhënë kurdoherë siç duhet.

Por edhe Frenghia ësht e dashur në Shqipëri; kryqtarët, kur vanë qëmoti në Palestinë të lëftojnë, u kthyen prapë duke shkuar nëpër Shqipëri, ku ca midis tyre qëndruan dhe u përzejtën me shqiptarët; dhe më tutje, mbreti i Frenghisë, Lhudoviku i XIV solli në Paris ca Mirëditas që të hyjnë në ushtërin e pelhasit, edhe që ahere ky zakon kish shtrirë rrënjë.

Mprimi i Frenghisë pra do jetë gjë e mirë për Shqipëtarët. Por sot për sot kemi vetëm nevojë të hapim shkolla dhe udhëra, të zbukurojmë mendjen kombëtare, të lidhemi gjithë shqiptarët me dashuri të fortë, të rendim drejt qytetërisë. S’duhet të përzejehemi në punërat e politikës.

FAIK BEJ KONICA

Artikulli është botuar në Nr. 07 të Gazetës Albania, në vitin 1897 / bota.al

Leave a Reply

Back to top button