Horizonti.al

Ku rregjistrohen të gjithë të dhënat tona digjitale?

Screen Shot 2015-08-18 at 22.53.58Nëse të dhënat tona janë në “re”, përgjigja është se nuk e dimë se ku është. Të dhënat tona do të shpërndahen në qendra të dhënash kudo në botë. Për arsye se shumica e ofruesve të shërbimit “cloud” i vendosin të dhënat në vende të ndryshme, atëherë shanset janë që të dhënat tuaja të ekzistojnë njëkohësisht në më shumë se një vend, madje ndoshta në vende dhe kontinente të ndryshme. Për shembull, bytet tuaja mund të jenë në një qendër të madhe të dhënash, si 350 East Cermak në Chicago, e cila është magazina më e madhe digjitale në botë. Ajo ka pajisje depozituese dhe përpunuese në një sipërfaqe prej 100 mijë metra katrorë. Serverat kanë një kapacitet total prej plot 3000 vitesh filmime të pakompresuar. Por ky lloj magazinimi kërkon shumë energji. Impianti në Chicago konsumon 100 MW. Në atë pjesë të botës, fatura e saj e energjisë vjen e dyta pas aeroportit O’Hare./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button