“Ja pra, këtë mrekulli të bëjnë librat: Të lejojnë të udhëtosh, pa i lëvizur fare këmbët”
Jhumpa Lahiri
“Nëse lexon vetëm librat që po lexojnë gjithë të tjerët, prit që të mendosh vetëm ato gjëra që mendojnë gjithë të tjerët”
Haruki Murakami
“Njeriu, qoftë ai zotëri apo zonjë, që nuk gjen kënaqësi në një roman të bukur, duhet të jetë padyshim idiot i patolerueshëm”
Jane Austen
“Një libër i madh duhet të të lërë me përjetimin e shumë përvojave dhe pakëz të lodhur në fund. Sepse ti jeton shumë jetë ndërsa lexon”
Uilliam Styron
“Gjithmonë lexo diçka që do të të bëjë të dukesh mirë, nëse vdes në mes të leximit”
P. J. O’Rourke
“Ka krime më të këqia se sa djegia e librave. Një prej tyre është mosleximi i tyre”
Joseph Brodsky
“Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë: kjo është jeta ideale”
Mark Tuein
“Përrallat janë më se të vërteta: jo sepse na thonë që dragonjtë ekzistojnë, por sepse na tregojnë që dragonjtë mund t’i mposhtësh”
Neil Gaiman
“Nëse ka një libër që do të doje ta lexoje, por nuk është shkruar ende, atëherë duhet ta shkruash ti vetë”
Toni Morrison
“Miku më i mirë është ai që më jep një libër që nuk e kam lexuar”
Abraham Lincoln
“Mendo para se të flasësh. Lexo para se të mendosh”
Fran Lebovitz
“Librat janë avioni, treni dhe rruga. Ata janë destinacioni dhe udhëtimi. Janë shtëpia”
Anna Quindlen
“Lexova një libër një ditë, dhe e gjithë jeta më ndryshoi”
Orhan Pamuk
“Një dhomë pa libra është si një trup pa shpirt”
Marcus Tullius Cicero