Ekonomi

KULLA E BAZELIT / Ja sesi funksionon banka që sundon botën

 

Screen Shot 2015-07-06 at 11.13.29Adam Lebor *

Klubi më ekskluziv i botës ka 18 anëtarë. Ata mblidhen çdo muaj në një mbrëmje të diele në orën 19 në sallën e mbledhjeve “E”, në një ndërtesë rrethore të lartë, dritaret opake të së cilës shikojnë mbi stacionin qendror hekurudhor të Bazelit. Diskutimet e tyre zgjasin për 1 orë, ndoshta 1 orë e gjysmë. Disa prej të pranishmëve sjellin një koleg me vete, por ndihmësat rrallë flasin gjatë një prej konklavave më konfidenciale. Mbledhja mbyllet, ndihmësat largohen dhe ata që mbesin shkojnë për darkë në dhomën e darkës në katin e 18-të, me të drejtë plot besim se ushqimi dhe vera do të jenë të mrekullueshëm. Vakti, që zakonisht zgjat deri në orën 23.00, është vendi ku edhe bëhet puna e vërtetë. Protokolli dhe mikpritja, të rafinuara për më shumë se 8 dekada, janë të përsosura. Çdo gjë që thuhet në tryezën e ngrënies, është e nënkuptuar, nuk duhet përsëritur tjetërkund…

[real3dflipbook id=”325″]


Leave a Reply

Back to top button