Enciklopedike

Kulti kinez që vret “demonë”

kulti kinezKina pritet që të gjykojë vrasësit që kryen një nga vrasjet më të tmerrshme të historisë më të re. Në fund të majit, një grup që i takonte një kulti të ndaluar, rrahu një grua për vdekje në një “fast food”. Gabimi i saj i vetëm ishte se ajo refuzoi që t’ua jepte numrin telefonik. Kulti për të cilin bëhet fjalë quhet ”Kisha e Zotit të Plotfuqishëm” dhe pohon se ka miliona anëtarë, përcjell sot Koha Ditore. Ishte një mbrëmje e zakonshme në “McDonald”, në një qytezë të vogël në lindje të Kinës, deri në çastin kur një familje gjashtanëtarëshe arriti atje, ndërsa besimtarët fanatikë po mundoheshin që të rekrutonin anëtarë të rinj për kultin e tyre të krishterë.
Ata po kalonin nga tavolina në tavolinë, duke kërkuar numra telefonikë dhe kur njëra nga darkueset refuzoi që t’ua jepte numrin, ata e rrahën për vdekje, duke u bërtitur darkuesve tjerë që të mos përzihen, sepse do ta kishin të njëjtin fat. Vrasja brutale është xhiruar nga kamerat dhe celularët. Ajo e ka shokuar Kinën. Kush ishin këta njerëz, të gatshëm të vrasin për shkak të një numri telefonik? I intervistuar në burg më vonë, njëri nga vrasësit, Zhang Lidong, nuk u shfaq i penduar dhe as i frikësuar. “E rraha me tërë fuqinë time dhe shkela mbi të. Ajo ishte demon. Duhej ta shkatërronim”, thotë ai.

Leave a Reply

Back to top button