Letersi

KULTURE-LETERSI / Historia e mrekullueshme e “Historisë pafund”

Screen Shot 2016-09-06 at 12.07.38“Historia e pafund” u publikua në shtator 1979. Një libër klasik për fëmijë që i dha krahë fantazisë edhe në mënyrë shkencore. Një libër me autor Michael Ende, autor gjerman që i ndihmoi fëmijët të kalonin përfundimisht nga fëmijëria në botën e vështirë të adoleshencës. Fakte nga jeta reale që në libër prezantohen nga metafora të fantazisë. Është më tepër se një libër, është një himn i fantazisë, aftësisë për të shpikur dhe rrëfyer histori. Ka shitur më shumë se 10 milionë kopje në të gjithë botën, është përkthyer në 40 gjuhë dhe për të janë realizuar 3 filma dhe më i bukuri ndër ta është ai i vitit 1984 i drejtuar nga Wolfgang Petersen.

Brendia e librit.

Historia e pafund është një metaroman, apo i thënë ndryshe një “libër në libër”. Në qendër të romanit është Fantazia e kërcënuar nga Asgjëja dhe Perandoresha e saj është e sëmurë. Në ndihmë të kësaj bote vjen një djalosh, Atreiu. Bastiani, personazhi tjetër i romanit, “hyn” në botën e historisë dhe shpëton Fantazinë dhe Perandoreshën e saj. Romani vazhdon me historinë e Bastianos që mbërrin në Fantazi dhe aty mund të realizojë të gjitha dëshirat si dhe krijon histori në Botën Fantastike. I kapur nga një delir pushteti bëhet Perandor dhe i humb të gjitha kujtimet e veta, pa të cilat s’mund të kthehet kurrë në botën e tij. Është Atreiu, ai që e ndihmon dhe i ruan kujtimet e Bastianos dhe bën të mundur kthiminm por Bastiano nuk është më i njejti.

Estetika.

Autori nuk arriti ta përfundojë në vitin 1977, siç ishte parashikuar. Pasi doli libri Ende u shpre: ”Libri duhej të kishte dalë një vit më parë. Botuesi im kishte organizuar gjithçka dhe më pyeste vazhdimisht: -Kur do të dalë përfundimisht? Unë i përgjigjesha: -S’mund të të jap asgjë. Bastiano nuk kthehet më në shtëpi. C’të bëj? Duhet të pres momentin e duhur kur të dalë nga vetë ai nevoja për tu kthyer”. Për ta bërë më të kuptueshëm planin narrativ autori e stampoi librin me dy ngjyra: me të kuqe pjesët e botës njerëzore dhe me jeshile ambjentin e Mbretërisë së Fantazisë.

Nuk është një libër fantazi.

“Historia e Pafund” është një kryevepër e letërsisë fantazi, por jo në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës. Ka shumë raca jo njerëzore, ngjarjes të botës alternative që janë më të rëndësishme se ajo aktuale, por s’mund të quhet libër i tillë sepse bota e Fantazisë, ku zhvillohet narracioni i Ende-s s’mund të egzistojë pa botën aktuale. Ky roman nuk është as edhe një roman modern, as edhe gotik. Ai është një roman unik.

Përshtatja kinematografike.

Fama e librit nuk kaloi pa u vënë re as edhe nga industria kinematografike. Pas një viti ajo bleu të drejtat për ta bërë film. Projekti iu besua Wolfgang Petersen

që u distancua nga origjinali i autorit. Në vitin 1984, kur doli “Historia e Pafund” autori nuk e njohu veprën kinematografike dhe u përpoq ta bllokonte daljen e saj. I hodhi në gjygj producentët duke kërkuar anullimin e autorsisë, por e humbi procesin. Ai u shpreh: “I uroj maskarenjtë e produksonit, më mashtruan. Ata më ndotën në nivelin njerëzor dhe më tradhtuan në atë artistik”.

Krahët e mendjes

Cfarë kanë të përbashkët “Historia e Pafund”, lojrat e fëmijërisë, ëndrrat dhe lojrat në ambjente të hapura? Fantazia, që është personazhi kryesor i romanit, është motori i mendjes sonë. Mjeti më i fuqishëm që na projekton në botë irreale, ku gjithçka është e mundur dhe na tregon se ti zgjidhim problemet. Një libë që ia vlen ta lexoni. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button