Bota

Kundër xhihadit kibernetik, mbërrijnë “Luftëtarët e Facebookut”

Ushtria britanike riorganizohet kundër xhihadit kibernetik. Lind kështu brigada Facebook, një njësi e ushtrisë që do të specializohet në aksionet e luftës jokonvencionale në rrjetet socialë

Screen Shot 2015-02-03 at 10.30.17

E specializuar në përballjen me krimet digjitalë dhe më pas në kundërsulmet ndaj grupeve terroristë që gjithnjë e më shumë operojnë në internet do të jetë brigada 77, me bazë në Hermitage, Berkshire: do të përbëhet nga 1500 ushtarë dhe ekspertë të mediave sociale. “Brigada 77 krijohet për të bashkuar kapacitetet ekzistues dhe në fazë zhvillimi që janë thelbësorë për t’u bërë ballë sfidave të konfliktit modern. Krijimi i shaj shënon pranimin se veprimet e të tjerëve në një fushëbetejë moderne mund të kushtëzohen në mënyrë jo domosdoshmërisht të dhunshme”, ka shpjeguar për Guardian një zëdhënës i ushtrisë.
Krijimi i “Luftëtarëve të Facebookut” sic janë quajtur tashmë, ka qenë përvoja e akumuluar në operacionet e kundërsulmit në Afganistan, por edhe ngjarjet e Ukrainës dhe veprimet e ISIS në Siri dhe në Irak. Një lëvizje e ngjashme ishte bërë tashmë nga Izraeli, i cili që nga lufta kundër Gazës në vitin 2008-2009 krijoi një njësi të specializuar në operacionet në mediat sociale. “kjo na lejon të arrijmë një audiencë që përndryshe nuk do të kishim mundur ta përfshinim”, ka shpjeguar një zëdhënës ushtarak izraelit, duke shtuar se shumë shërbime të fshehtë perëndimorë kanë kërkuar informacione për ta kopjuar këtë model.

Leave a Reply

Back to top button