Enciklopedike

Kur breshkat gjigande ishin të zakonshme mbi Tokë

Rreth dy milion vjet më parë, jo shumë kohë përpara se njerëzit të vinin për herë të parë në Evropën juglindore, një gjigant po zhdukej nga perëndimi i kontinentit. Titanokloni, breshka e fundit gjigante e Evropës, ishte drejt shfarosjes. Konfirmimi për herën e fundit kur është parë vjen nga copëza eshtrash, të gjetura në një strofull të lashtë hienash në Spanjë.

Tortoise-t janë një familje e breshkave që kanë evoluar për të jetuar në tokë. Ato janë një grup i suksesshëm, me më shumë se 50 lloje të njohura të gjalla sot. Ndoshta, më të njohurat janë breshkat gjigante të Galapagosit. Me zhguallin që mund të rritet më shumë se 1 metër në diametër, breshkat e Galapagosit janë ikona të botës natyrore. Ka rreth një duzinë popullsish të dallueshme, të cilat të gjitha i përkasin kompleksit të specieve Chelonoidis nigra. Më pak të njohura, por pothuajse po aq të mëdha, janë breshkat gjigante që jetojnë gjysmë bote larg, në Aldabra Atoll, në Oqeanin Indian. Përsëri, ato të gjitha i përkasin një specieje. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button