Horizonti.al

Kur dhe ku do të bjerë stacioni hapësinor kinez?

Stacioni hapēsinor kinez, Tiangong-1 u lëshua në vitin 2011 dhe tani është në rënie mbi planetin tonë. Fillimisht ishte parashikuar që hyrja të ndoshte në prill, por llogaritjet e mëvonshme treguan se shpejtësia ishte rritur dhe do të kryhej në fillim të muajit, ndërsa tani besohet se do të ndodhë këtë fundjavë. Pyetja që shqetëson të gjithë është se ku do të bjerë. Në të vërtetë është e pamundur të dihet me saktësi, megjithëse llogaritjet kanë shënuar disa zona të impaktit, njëri prej të cilëve është në veri të gadishullit Iberik. Sipas specialistëve nuk ka arsye për  t’u alarmuar sepse mbetjet e këtij stacioni hapsinor që të bien mbi dikë është një million herë më e vogël sesa të  bjerë llotaria. Pritet që stacioni të shpërbëhet kur të hyjë në atmosferë, por fragmente metalesh të madhësive të ndryshme të bien mbi sipërfaqen e planetit. Ky lajm na sjell ndër mend rastin Skylab, stacioni i parë hapsinor amerikan që u lëshua në vitin 1973 dhe në 11 korrik të 1979 fragmentet ranë mbi shkretëtirën australiane. Autoritete i vunë një gjobë simbolike Nasës prej 400 dollarë për derdhje plehrash mbi territorin e tyre. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button