Horizonti.al

Kur do të zbulohet mashtrimi i zbritjes në Hënë, komploti i ndryshimeve klimatike dhe i vaksinës së kancerit?

Screen Shot 2016-01-30 at 01.10.14

Sipas teorive të konspiracionit, shumë ngjarje nuk kanë ndodhur kurrë, ose janë falsifikuar apo fshehur, por një numër i madh i njerëzve që janë të përfshirë në këto ‘ujëra’ bëjnë të pamundurën që të pengojnë fshehjen e tyre nga publiku.

Një nga teoritë më të njohura të konspiracionit është ajo e zbritjes në Hënë, që shumë njerëz e kontestojnë, duke pretenduar se këmba e njeriut kurrë nuk ka shkelur mbi sipërfaqen e satelitit të Tokës, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, fizikani Robert Grimes nga universitetit Oksford, ka marrë parasysh faktin se sa shumë njerëz do të merrnin pjesë në disa nga teoritë më të njohura, dhe se cilat do të ishin perspektivat që gjithë ata njerëz ta ruajnë fshehtësinë.

Sipas një modeli që e ka krijuar ai, dhe që ka marrë parasysh numrin e njerëzve që do të duhej të ishin të informuar për këtë, e vërteta për mashtrimin e zbritjes në Hënë do të zbulohej pas tre viteve e tetë muajve.

Sa i përket ndryshimeve klimatike, do të nevojitej vetëm një muaj që të zbulohet komploti. Ndërsa, historia e vaksinës së kancerit, do të zbulohet pas tre viteve dhe dy muajve.

Grimes, fillimisht dëshironte të zbulojë se sa janë gjasat që disa nga komplotet më të përfolura të zbulohen, apo të zbulohen gabimet e organizatorëve të tyre.

Ai kishte marrë parasysh një numër faktorësh, duke përfshirë edhe numrin e njerëzve të përfshirë në konspiracion dhe kohën e kaluar.

Bazuar në numrin e njerëzve të përfshirë në organizata, siç është NASA, Shtëpia e Bardhë dhe në komitete dhe këshilla të shumtë, 411 mijë njerëz do të duhej të ishin të përfshirë në komplotin e mashtrimit të zbritjes në Hënë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button