Enciklopedike

Kur filluan njerëzit të pushojnë së besuari, se Toka ishte e sheshtë?

Shumë më herët nga sa mund të mendoni. Grekët dhe romakët ishin të vetëdijshëm për natyrën sferike të Tokës, ashtu si dhe pothuaj të gjithë studiuesit e Mesjetës. Kur njerëzit vunë në dyshim planin e Kristofor Kolombit për të lundruar në perëndim për të shkuar drejt Azisë, ata ishin të shqetësuar për gjatësinë e udhëtimit, dhe jo sepse mendonin që ai do të rrëzohej në skajin e botës.

IDeja që njerëzit në mesjetë mendonin se bota ishte e sheshtë është relativisht e vonë. Autori amerikan Uashington Irving ndihmoi për përhapjen e këtij miti në biografinë e tij të Kristofor Kolombit, shkruar në 1828. Aty, pa patur të drejtë, ai argumentonte se Kolombi e bëri udhëtimin e tij duke sfidua Kishën, e cila këmbëngulte se toka ishte e sheshtë.

Më pas, ky pretendim u ëprsërit nga ata që donin ta paraqisnin fenë si armikun e shkencës racionale, dhe legjenda u përhap shpejt. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button