Psikologji

“Kur jeta të sfidon, ti shfaq ato ndjesi që mban përbrenda”. Ia vlen ta lexosh këtë material…

Një biznesmen po nxitonte në rrugë për të arritur në kohë në një takim të rëndësishëm. Teksa po ecte, duke e pasur mendjen tek ora në celular, u përplas me dikë. Biznesmeni kishte një gotë plastike të mbushur me kafe në dorë dhe nga përplasja me burrin përballë, kafja iu derdh e gjitha përpara në këmishë. Nga ai moment, ai jo vetëm që ishte vonë për takimin në punë, por ishte dhe i njollosur me kafe. Atë e kapi stresi dhe inati në të njëjtën kohë, por çfarë mund të bënte?

Nëse ne ia bëjmë vetes pyeten, pse e derdhi ai kafenë në këmishë? Kushdo mund të thoshte se dikush që nuk e kishte vëmendjen, u përplas me të dhe rrjedhimisht kafja do të derdhej diku. Mirëpo kjo është përgjigjia e gabuar. Përgjigja e vërtetë është se ai derdhi kafe, sepse kishte kafe në gotë. Nëse do të kishte çaj, do të ishte derdhur çaji. Nëse do të kishte ujë, do të ishte derdhur uji. Ne nxjerrim atë që kemi përbrenda nesh. Kur jeta të na sfidojë në diçka, gjë që është e pashmangshme, ne tregojmë atë që kemi përbrenda. Kur një gjë e tillë ndodh, ajo që mund të tregojmë është inatin që ndiejmë, stresin, mërzitjen, ose faljen, kënaqësinë dhe empatinë tonë.

Ndaj, ne duhet ta pyesim veten tonë, çfarë ndodhet brenda nesh? Shpesh ne nuk jemi të vetëdijshëm për ndjesi të tilla në momentet që ndihemi mirë, por bëhemi të vetëdijshëm për to vetëm kur kemi probleme të rënda. Por le të nisim që sot e ta mbushim veten tonë me ndjesi pozitive: falje, mirësi dhe empati, në mënyrë që kur jeta të na sfidojë, këto ndjesi të dalin nga ne.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button