Horizonti.al

Kur ka lindur “Puzzle” (gjëza)?

Gjëza e parë është realizuar në Angli në vitin 1767 nga kartografi John Spilsbury (1739-1769), i cili pati idenë gjeniale që të vendoste një planisferë mbi një tryezë druri, duke ndarë më pas me një sharrë hekuri shtetet dhe duke ndjekur kufijtë. Qëllimi ishte didaktik: kjo hartë duhej të shërbente për t’u mësuar gjeografinë nxënësve. Krejt papritur, suksesi i kësaj gjëze ishte shumë i madh dhe Spilsbury realizoi me të njëjtën teknikë, harta të tjera që e bënë lojën gjithnjë e më popullore. Të paktën mes klasave të larta: copëzat në fakt realizoheshin me dorë me dru të kushtueshëm dhe këto puzzle mund të bliheshin vetëm nga familjet e kamura. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button