Horizonti.al

Kur lindën teoritë e para të komplotit?

Historia e konspiracioneve është e lashtë. Momenti kur e ashtuquajtura “teori e konspiracionit”, u bë një mjet i qartë dhe e vetëdijshëm politike – i dobishëm për të justifikuar veprimet e tyre politike – ishte Revolucionit Francez (1789) dhe vitet në vijim, gjatë të ashtuquajturit Mbretërim i Terrorit.

Në fund të shekullit XVIII në Francë, varfëria dhe pabarazia shoqërore kishin arritur një prag të tillë dramatik që u bë i paqëndrueshëm. Masat borgjeze, të frymëzuara nga idealet e reja të shpallura nga filozofët iluministë – barazia, liria dhe vëllazëria – formuan një koalicion për të përmbysur rendin monarkik feudal, duke shkaktuar rënien e të ashtuquajturit ‘regjim i vjetër’. Dhe mbretërit, fisnikët dhe kleri u bënë shënjestra të veçanta të protestës së tyre.

Pas një gjyqi për tradhti, Mbreti Luigji XVI u dënua me vdekje (1793). Por në atë moment, nisën përleshjet mes partive të revolucionit. Për të luftuar armiqtë e Francës, Jakobinët, që propaganduan idetë e frymëzuara nga një republikanizëm i pa kompromis, zbatuan masa drastike emergjente, dhe të gjithë ata që nuk ishin dakord (shumë figura kryesore të revolucionit), u akuzuan për pjesëmarrje në një komplot, duke u prerë kokën në gijotinë.

Vlerësimet e numrit të jetëve të marra nga gijotina – arma e përdorur në ato vite për të ekzekutuar armiqtë e popullit – varion nga 17.000- 40.000. Mendohet se tre të katërtat e njerëzve të ekzekutuar, ishin realisht të pafajshëm. Në “ditët e saj të lavdishme”, gijotina mori 3.000 jetë njerëzish brenda një muaj, d.m.th mesatarisht rreth 100 njerëz në ditë

Armiqtë e rinovimit

Revolucionarët, e justifikuan çdo akuzë të tyre me justifikimin e kërcënimit të një komploti të aristokratëve kundër rinovimit. Një nga udhëheqësit kryesorë të atyre viteve ishte Maksimilian Robespieri, i quajtur “i pakorruptueshmi”.

Por as as ai nuk pati një fund të mirë:vdiq në gijotinë me akuzën e komplotit në vitin 1794.

Nga ana e tyre komplotistët e dyshuar, kundër-revolucionarët monarkistët dhe klerikalë, reaguan me të njëjtën monedhë, dhe nuk hezituan të kërkojnë ndihmën e forcave të errëta, që kishin planifikuar prej kohësh veprimet subversive kundër Revolucionit Francez.

Objektivat e tyre qenë filozofët anti-kristianë të Iluminizmit si Volter dhe Didero dhe sekti misterioz i Masonëve, të cilët sipas tyre kishin komplotuar kundër pushtetit tradicional në Francë.

Pse këto lloj teorish?

Sipas studiuesve, teoritë e konspiracionit përpunohen shpesh në rastin e ngjarjeve që ndikojnë imagjinatën publike, siç janë ngjarjet tragjike që lidhen me vdekjen e njerëzve të famshëm, fatkeqësitë kryesore natyrore, apo aktet terroriste.

Në rastin e Revolucionit Francez dhe në vitet e mëvonshme të terrorit, për historianët teoricienët e komplotëve ishin funksionalë, për shkak të nevojës për të vendosur një rend të ri:identifikimi i saktë i komplotistëve, ishte në fakt më i lehtë për t’u pranuar nga publikun, se sa të pranohej haptazi rënia natyrale e monarkisë dhe e Kishës, që për shekuj me radhë e kishte orientuar jetën e të gjithë qytetarëve.

Zelanda e re nuk u jep leje qëndrimi të huajve mbipeshë, dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

 

 

Termi “Muaj Mjalti”, filloi të përdorej nga nisja e traditës së dhënies të porsamartuarve të një furnizimi mujor me mjaltë, natën e tyre të dasmës.

Nëse një fëmijë humbet majën e gishtit, ajo në ndonjë rast mund të rritet sërish (thoi, kocka dhe e gjithë pjesa e humbur), por pa pasur gjurmë gishtërinjsh.

Kafeja e humbet kafeinën teksa piqet. Prandaj një filxhan kafeje në ngjyrë të errët, ka në fakt më pak kafeinë

Në vitin 2013, një studiues në Universitetin e Uashingtonit, arriti të realizojë ndërveprimin e trurit të një njeriut me internetin. Personi që iu nënshkrua eksperimentit, iu vendos në kokë një pajisje, përmes së cilës ai mundi të luante një video-lojë vetëm përmes mendimit, pa përdorur duart dhe tastierën e kompjuterit.

Në gushtin e vitit 2013, faqja e Google doli jashtë funksionit për vetëm 5 minuta, duke marrë me vete 40 për qind të gjithë trafikut në internet.

Për shkak të Zisë së madhe të Bukës në Irlandë (1845-1849), një grup indianësh grumbulluan 710 dollarë, dhe ua dërguan irlandezëve që po vdisnin nga uria. 16 vite më pare, indianët ishin përballur vetë me një situatë të ngjashme.

Zelanda e Re, i mohon vizat e qëndrimit në vend njerëzve që kanë një indeks trupor të madh. Deri tani janë raportuar disa raste të njerëzve, që u është refuzuar qëndrimi për shkak të peshës së tyre.

Një ushtar romak i cili i mbijetoi tre nga humbjeve më të mëdha të Romës në Ticinus, Trasimenë, dhe Kanë, vazhdoi të udhëheqë ushtrinë që mundi Hannibalin. Ne e njohim atë si Shipion Afrikani.

Britanikja Amelia Dajer, është një nga vrasësit serialë më të mëdhenj në histori. Ajo vlerësohet të ketë vrarë 200-400 fëmijë.

Leave a Reply

Back to top button