Histori

Kur Mao donte t’i “dhuronte” 10 milionë femra Shteteve të Bashkuara

Screen Shot 2016-08-31 at 08.59.29Në vitin 1973, në vitet e fundit të Mao Cedunit, ai u takua me Henry Kissingerin, duke shpresuar që të negocionte një marrëveshje dypalëshe të tregtisë me Shtetet e Bashkuara. Në fillim, Kissingeri thuhet se u përpoq për ta mbajtur bisedën në tema serioze, por mendja e Maos ishte në gjëra të tjera. Mao i tha Kissingerit se Kina ishte një “vend shumë i varfër” dhe kishte pak për të ofruar në marrëveshjen e tregtisë, përveç grave. Ai ofroi që të dërgonte 10 milionë femra në SHBA, duke thënë se i kishte ato me tepri dhe se ato vetëm shkaktonin probleme. Teksa Mao tregonte se si gratë po e rrënonin vendin, një nga anëtarët e partisë së tij i tërhoqi vëmendjen se, në qoftë se fjalët e tij dilnin jashtë asaj zyre, “do të shkaktonin zemërimin e publikut”. Por Mao ishte i plakur dhe i lodhur. Ai nuk u duk shumë i shqetësuar. “Unë nuk kam frikë nga asgjë”, tha kryetari teksa kollitej rëndë. “Perëndia më ka dërguar një ftesë”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button