Covid19MAIN

Kur mund të vaksinohen fëmijët nga Covid-19 ? Pesë përgjigje për prindërit

Vaksinat e para antiCovid në SHBA, priten të shpërndahen nëpër klinika në mesin e këtijmuaji, dhe shtetet po hartojnë plane se kush duhet të vaksinohet i pari. Por aty mungon një grup i rëndësishëm:fëmijët. Ndërsa 2 vaksina pritet të miratohen së shpejti për përdorim tektë rriturit, testimi klinik mbi fëmijët po nis vetëm tani, dhe vetëm tek adoleshentët. Prandaj ka ende shumë të panjohura.

Kur mund të vaksinohet fëmija im?

Tani për tani, duket se nuk ka gjasa që një vaksinë të jetë gati për fëmijët përpara fillimit të vitit të ardhshëm shkollor në gusht. Testet e dy vaksinave tek të rriturit, kanë treguar rezultate të mira, gjë që është premtuese. Por provat klinike me fëmijët sapo kanë nisur. Pfizer, që bashkëpunon me gjermanen BioNTech, e zgjeroi në tetor testimin e vaksinës antiCovid tek fëmijët e moshës 12 vjeç e lart. Moderna njoftoi më 2 dhjetor, se planifikon të nisësë shpejti testimin e vaksinave tek fëmijët e moshës 12-17 vjeç.

Rekomandimet e vaksinave mund të ndryshojnë sipas grupmoshës. Për shembull, Komiteti Këshillëdhënës për Praktikat e Imunizimit në SHBA, rekomandon që fëmijët nga 6 muajshderi në 8 vjeç të marrin 2 doza të vaksinës së gripit vitin e parë, ndërsa vetëm një dozë rekomandohet në vitet pasuese.

A do të kenë nevojë fëmijët për më shumë doza sesa të rriturit?

Nuk duket se numri i dozave të vaksinave antiCovid, do të jetë i ndryshëm për fëmijët. Por kjo mund të ndryshojë pasi testimi po vazhdon. Vaksina e Pfizer po testohet tek adoleshentët me të njëjtin normë dozimi si për të rriturit, një seri me dy doza, në 3 javë distancë.

Edhe Moderna po planifikon të përdorë të njëjtin skedulim si për të rriturit:2 doza me 4 javë diferencë, në një testim të ardhshëm me 3.000 adoleshentë. Doza e dytë e vaksinës, shërben si një goditje përforcuese, pasi vetëm doza e parë nuk siguron një imunitet optimal.

A janë të sigurta vaksinat për fëmijët?

Deri më tani, nuk është identifikuar asnjë shqetësim serioz i sigurisë, as me vaksinat e Pfizerapo Moderna-s, por testet me fëmijët janë ende në fazat e hershme. Disa vaksina të tjera janë gjithashtu në zhvillim e sipër në botë, dhe disa prodhues kanë filluar testet me fëmijë më të vegjël në vendet e tjera.

Një shqetësim tjetër që ngrenë njerëzit, janë efektet anësore të përkohshme. Fëmijët kanë tendencën të kenë sistem imunitar më të fortë se të rriturit, ndaj ata mund të kenë reagime të përkohshme më të forta ndaj vaksinës. Kjo mund të nënkuptojë më shumë dhimbje dhe ënjtje në vendin e injeksionit për disa ditë, dhe ndoshta edhe ethe.

Këto efekte anësore janë të zakonshme me vaksinat. Ata janë dëshmi se sistemi imunitar po bën atë që duhet të bëjë, por ato mund të jenë gjithsesi të frikshme për prindërit. Si siguria e vaksinës, ashtu edhe gjasat e efekteve anësore të përkohshme, janë të rëndësishme për tu kuptuar, sepse të rriturit dhe fëmijët do të kenë nevojë për të dyja dozat e vaksinës për të siguruar imunitet optimal.

A mjafton vetëm vaksinimi i të rriturve?

Vetëm vaksinimi i të rriturve, nuk do të mjaftonte për t’i dhënë fund pandemisë. Fëmijët ende mund të infektohen, ta transmetojnë virusin, dhe të zhvillojnë komplikacione. Nëse një vaksinë nuk është në dispozicion për ta, fëmijët ka të ngjarë të shërbejnë si një rezervuarpër virusin, duke e bërë më të vështirë fundin e pandemisë.

Të dyja vaksinat kryesore, kanë raportuar deri më tani rezultate premtuese tek të rriturit: Shkalla e efikasitetit, është afro 94 për qind për vaksinën Moderna, dhe 95 për qind për Pfizer. Kjo do të thotë se rreth 95 për qind e të rriturve që vaksinohen janë të mbrojtur.

Kjo normë më e lartë se sa pritej. Nëse vlen i njëjti efikasitet tek fëmijët, kjo gjë mbetet të shihet.

A duhet t’i mbajmë maskat ​​dhe distancimin social pas vaksinimit?

Ndërkohë, do të jetë e rëndësishme të vazhdohen masat standarde parandaluese, përfshirë distancimin social, mbajtjen e maskave në fytyrë, larjen e duarve dhe ndjekjen e udhëzimeve të tjera nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Ndërsa shpresa është që një vaksinë ti lejojë njerëzit të rikthehen në një mënyrë më normale të jetesës, këto masa parandaluese do të jenë ende të nevojshme, edhe pas marrjes së vaksinës, derisa të dihen më shumë informacione rreth shkallës së mbrojtjes nga vaksina. / The Conversation – Bota.al

Back to top button