Histori

Kur njeriu “krijoi” Zotin

Në Sahara, të ruajtura nga shkretëtira, e cila ka zhdukur gjithë format e tjera të jetës, mbeten mijëra piktura që dëshmojnë ekzistencën e një universi spiritual të një niveli shumë të lartë, që dhjetë mijë vjet më parë. Bota e tyre flet për magji, bestytni, besime dhe rituale të lashtë që në botën perëndimore i kemi humbur. Ndërkohë që, shumë më pranë këtij spiritualizmi janë disa popuj afrikanë, maskat dhe dekorimet e trupave të të cilëve ndonjëherë duket se janë kopjuar prej Kokërrumbullaktëve, duke shfaqur një vazhdimësi të pabesueshme kulturore, nga prehistoria deri sot

Screen Shot 2016-02-29 at 15.19.54

Dhe krejt papritur erdhi arti, në zemër të Saharasë: buaj, elefantë, krokodilë, xhirafa, figura njerëzore enigmatike të stilizuara që ngjajnë si polumbarë, astronautë, apo kryevepra të Nëntëqindës. Si në një Kapelë Sistinë gjigande në qiell të hapur, me sa duket nga hiçi, 10 mijë vjet më parë piktura dhe grafite me një fuqi shprehëse të jashtëzakonshme nisën të mbushin muret shkëmborë të Tassili n’Ajjer dhe Acacus, një hapësirë e madhe shkëmbinjsh dhe rëre në kufirin mes Libisë dhe Algjerisë. Po kush i ka realizuar këto kryevepra që pesë mijë vite përpara se të konceptohej Piramida e Keopsit? Surprizë: pikturat më interesante, ato që paraqesin hyjni me forma njerëzore, janë vepër e një popullsie me lëkurë të errët, trashëgimia kulturore e të cilës me siguri ka kontribuar për lindjen e qytetërimit të madh egjiptian dhe besimeve të disa prej etnive aktuale në Afrikën nënsahariane. Këto zona të largëta, respektivisht nga 1982 dhe 1985 trashëgimi e njerëzimit për Unesco-n, u janë njohur gjithmonë popullsive tuareg të cilat banojnë atje; por u zbuluan në Europë vetëm shekullin e kaluar, kur kolonizatorët perëndimorë hynë në kontakt me popujt e shkretëtirës…

[real3dflipbook id=”988″]

Leave a Reply

Back to top button