Foto

Kur qytetet ngrihen nga thellësitë

Ka me qindra qytete të fundosur përreth botës. Ne vetëm po fillojmë të zbulojmë ato gjëra që ata kanë për të na thënë, në lidhje me të kaluarën parahistorike të njeriut

Screen Shot 2015-11-07 at 09.38.48

Të mrekulluar nga misteret e thellësive

Kohë më parë, të gjithë u kujtuam se ka ende shumë gjëra për të dashur dhe mësuar në planetin tonë, kur në rrjet u përhap me shpejtësi lajmi për një kishë të shekullit 16 në qytetin e Meksikos, e cila doli papritur prej thellësitë e ujërave. I braktisur në shekullin 18, pasi një murtajë bëri kërdinë në rajonin e Chiapas, Tempulli i Santiagos zakonisht ka qëndruar 30 metra nën ujë. Zona përreth u përmbyt si pjesë e ndërtimit të Rezervuarit të Nezahualcoyotlit në vitin 1966.

Por gjatë periudhave të thatësirës, “fantazma” e frikshme lundron mbi sipërfaqe, duke sjellë me vete edhe shtimin e interesit në historinë e botës sonë. “Ka qindra qytete të fundosur përreth botës”, thotë Dr. Jon Henderson, një arkeolog dhe profesor në Universitetin e Nottinghamit. “Ne vetëm po fillojmë të zbulojmë atë çfarë ata mund të na thonë në lidhje me të kaluarën tonë njerëzore parahistorike”.

Screen Shot 2015-11-07 at 09.39.49

Një qytetërim përrallor në Paqësor

Një prej qyteteve të fundosur më misteriozë është Monumenti Yonaguni në Japoni, pranë kulmit jugor të arkipelagut Ryukyu. Në vitet 1980, zhytësi vendas Kihachiro Aratake zbuloi atë që dukej si një piramidë monolite prej guri, me këndet e drejtë të përsosur dhe kolona të drejta – ndërkohë që të tjera struktura të çuditshme u gjetën në vitet e mëvonshëm.

Disa besojnë se bëhet fjalë për qytetërimin legjendar Mu të Paqësorit, që besohet se u fshi nga një cunam mijëra vite më parë. Të tjerë mendojnë se bëhet fjalë për një formacion gjeologjik i shkaktuar prej aktivitetit tektonik. Cilado qoftë e vërteta, udhëtarët mund të vendosin vetë duke eksploruar vetë misterin nënujor. Shumë operatorë vendas ofrojnë ekskursione zhytjeje. “Ka një romancë që shoqëron gjetjet nën det”, thotë Henderson. “Sidomos vendbanimeve të fundosur: pothuajse çdo qytetërim ka nga një legjendë përmbytjeje, që nga Gilgameshi, deri tek Atlantida dhe Arka e Noes”.

Screen Shot 2015-11-07 at 09.40.27

Fshati që doli nga fundi i liqenit

Në vitin 2014, banorët e CUmbrias u trembën kur një fshat i vogël bujqish doli në sipërfaqe që nga thellësitë e Rezervuarit Hauesuater në Angli. Mardale Green, një prej fshatrave më piktoreskë të zonës, ishte fundosur në vitet 1930 për të ndërtuar rezervuarin që do të shërbente për qytetin e Manchesterit. Qindra banorë ishin larguar nga shtëpitë, dhe ndërtesat e fermës, pabet e madje edhe një kishë ishin çmontuar. Në periudha thatësire, mbetjet e fshatit fantazmë, mund të shfaqen nga fundi i ujërave.

Screen Shot 2015-11-07 at 09.41.00

Jeta e periferive, 5000 vjet më parë

I gjendur vetëm disa metra nën ujë në rajonin e Peloponezit në Greqinë jugore, Pavlopetri besohet të jetë qyteti më i vjetër i fundosur i botës. Ai lulëzoi afro 2000 vjet më parë, ndërkohë që u fundos rreth vitit 1000 para Krishtit. “Ne vetëm po fillojmë të vlerësojmë idenë që, 30 mijë deri 50 mijë vjet më parë, nivelet e detit ishin shumë më të ulët se sa sot. Hapësira të mëdha të bregdeteve globalë – zonat ë erëndësishme ku njerëzit jetonin dhe ishin vendosur për të shfrytëzuar sa më shumë burime në dispozicion – tani janë nën ujë”, thotë Henderson, kreu i projektit të një dokumentari që BBC realizoi në vitin 2011 pikërisht në këtë vend.

Një gjë e spikatur në lidhje me këtë qytet-port të Epokës së Bronzit, është se sa i mirëprojektuar është. Ndryshe nga shumë struktura të tjera të fundosura, nuk ka dyshime  nëse Pavlopetri është krijuar apo jo nga njeriu. Ka prova të rrugëve dhe banesave dykatëshe, bashkë me kopshte dhe oborre – si dhe një sistem kompleks të menaxhimit të ujërave. Kërkimi për qytetërime të humbur është një “pjesë themelore e të kuptuarit se prej nga vijmë si specie”, thotë Henderson. Por duket se pavarësisht gjithë përparimeve tona teknologjike, mund të mos ketë shumë dallime mes qytetërimeve të parë europianë dhe jetës së periferive sot.

Screen Shot 2015-11-07 at 09.41.34

Stonehenge, i fundosur

Ndonëse jo një vendbanim i fundosur, Sea Henge në Norfolk të Anglisë është magjepsës për atë që tregon, se si shoqëritë e lashta mund të kenë nderuar të vdekurit e tyre. Vendi prehistorik shumë i bukur, që mendohet të ketë qenë pjesë e një kompleksi monumental i lidhur me ritet e varrosjes, përfshin një trung të madh peme të vendosur përmbys, i rrethuar me kolona druri që shfaqen përgjysmë mbi ujë. Vendi, që i përket vitit 2049 para Krishtit, u shfaq fillimisht në vitin 1990 për shkak se ndodhej në një prej brigjeve të Anglisë që po pësonte erozion të shpejtë.

Screen Shot 2015-11-07 at 09.42.02

Kur legjendat bëhen realitet

I mrekullueshmi Shore Temple në Indi – vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1984 dhe që i shpëtoi cunamit të vitit 2004 – ka qëndruar krenar mbi bregun e Ramil Nadu qysh prej shekullit 8. Por legjendat lokale thonë se dikur, bashkë me të kishte dhe gjashtë tempuj të tjerë, pjesë e një qyteti të lashtë kaq të bukur, saqë u fundos prej zotave xhelozë. Këta zëra iu afruan shumë realitetit kur cunami i vitit 2004 shkundi bregdetin indian, duke zbuluar struktura të bëra nga njeriu, si për shembull një luan prej graniti. Eksplorimet e mëtejshëm nën ujë treguan se këtu, dikur ka pasur një kompleks të madh tempujsh, ndoshta të shkatërruar pikërisht nga i njëjti fenomen që i zbuloi më shumë se 10 vjet më parë.

Screen Shot 2015-11-07 at 09.42.18

Pallati i një mbretëreshe

Në fundin e viteve 1990, një ekip arkeologësh franko-egjiptianë zbuluan atë që dukej se ishte pallati madhështor i mbretëreshës egjiptiane Kleopatra, i fundosur 1600 vjet më parë në brigjet e Aleksandrisë, në ujërat e turbullt të Gjirit ABoukir. I fundosur me gjasë prej tërmeteve dhe cunamëve, që fundosën edhe farin e vjetër të Aleksandrisë, pallati ishte i mbushur me mijëra artefakte, duke përfshirë sfinkse, statuja, monedha dhe bizhuteri. Tashmë po bëhen plane për të hapur këtë vend të jashtëzakonshëm arkeologjik për publikun, në atë që mund të jetë i pari muze nënujor i botës. Ndërkohë, shumë prej gjetjeve më mirë të ruajtura janë zhvendosur nëpër muze, dhe zhytësit munden të eksplorojnë sendet e tjerë që gjenden aty. “Deti është një mjedis dinamik dhe dalëngadalë po na zbulon zona të tjera – çdo herë që zhytesh mund të zbulosh diçka të re”, thotë Henderson.

Screen Shot 2015-11-07 at 09.42.59

Legjenda të lashta kineze

Një legjendë e lashtë kineze ka folur prej kohësh për ekzistencën e një qyteti fantazmë nën ujërat e Liqenit Fuxian në Provincën Yunnan, teksa vendësit pretendojnë se kanë parë rrënoja fantazmë nën sipërfaqe, në ditë të qeta. Në vitin 2001, një ekip arkeologjik nënujor nisi të eksplorojë liqenin, duke zbuluar një koleksion të madh ndërtesash, duke përfshirë tetë struktura në formë piramidash, bashkë me sende të tjerë guri të skalitur nga njeriu. I vendosur në një sipërfaqe 6.5 km katrorë, rrënojat besohet se janë pjesë e Mbretërisë së lashtë Dian, e cila rrëshkiti në mënyrë misterioze nën liqen rreth 2000 vjet më parë, ku ka qëndruar i fjetur për gjithë ata vite.

Screen Shot 2015-11-07 at 09.43.31

Qyteti i fundosur pirat i Xhamajkës

Port Royal ka qenë dikur një prej porteve tregtarë më të rëndësishëm të Botës së Re, i cili u bë tejet i pasur prej skllevërve dhe sheqerit që kalonte në ujërat e tij. Ishte gjithashtu një parajsë për piratët, me bare e bordello. Teksa pasuritë e qytetit xhamajkan erdhën duke u rritur, qi u bë i njohur si “qyteti më i lig në botë”. E gjithë kjo mori fund befas në 1692, kur një tërmet i madh dhe një cunam, që nga shumëkush u besua se ishte ndëshkimi hyjnor për mëkatet e qytetit, e shkëputi pjesën më të madhe të Port Royal nga gadishulli në det, duke vrarë më shumë se 2000 vetë.

Sot është e vështirë të imagjinosh se nën atë që sot është një fshat i fjetur peshkatarësh, ndodhet një qytet i shekullit 17 me disa pjesë të ruajtura po aq përsosmërisht si në ditët para tërmetit. Ndonëse kërkohet leje speciale për t’u zhytur në rrënoja, udhëtarët mund të shohin shumë prej gjetjeve në Muzeun e Historisë të Kingstonit.

Screen Shot 2015-11-07 at 09.44.25

Një ishull i shpërbërë nga dallgët

Përgjatë kufirit verior të Gjermanisë ndodhen Ishujt e Frisianit Verior, një zinxhir ishujsh të vegjël që po shpërbëhen dalëngadalë prej dallgëve të Detit të Veriut. Ishulli i vogël më i njohur është Sylti, ku plazhe të gjatë me rërë, dunat e mbuluara nga bari tërheqin shumë turistë gjermanë dhe europianë. Por përtej kësaj parajse ka një sekret më të errët. Ishulli ka qenë më i madh, por përgjatë shekujve, dallgët kanë gërryer bregdetin. Dhe disa milje larg prej bregut perëndimor është vendbanimi i fundosur i Eidumit, i cili përballoi forcën e Detit të Veriut, deri kur më në fund u zhyt nën ujë pas një stuhie të vitit 1436. Sot udhëtarët mund të eksplorojnë plazhet e mrekullueshëm të Uesterland, vendbanimin e ndërtuar nga të mbijetuarut e Eidumit.

BBC Travel – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button