Histori

Kur Sadam Huseini, për hir të arit të zi, sfidoi “gjigandin e fjetur”

Në vitin 1991, Iraku pushtoi Kuvajtin fqinj për shkak të mosmarrëveshjeve rreth borxheve të luftës nga Bagdadi, mbiprodhimin e naftës nga Kuvajti, dhe pretendimet irakiane se Kuvajti ishte me të drejtë pjesë e Irakut, dhe ndoshta me dëshirën për të shtënë nën kontroll rezervat e naftës. Ushtria irakiane pati pak probleme në mposhtjen e fqinjit të saj të vogël, por shumë shpejt ky pushtim e futi në mosmarrëveshje me Shtetet e Bashkuara, të cilat faktikisht kishin mbështetur pikërisht Irakun gjatë luftës Iran-Irak.

Pavarësisht një ultimatumi të OKB-së për t’u tërhequr nga Kuvajti, Sadam Huseini refuzoi të bindej. Rezultati ishte 500.000 trupa amerikane në Arabinë Saudite, një luftë-rrufe e SHBA-së në kuadër të operacionit “Desert Storm” dhe shkatërrimi i fuqisë ushtarake të Irakut. Ky i fundit kishte qenë më parë një prej fuqive të mëdha në botën arabe; etja për më shumë naftë e la Sadam Huseinin të rrënuar dhe izoluar.

Luftërat e SHBA-së në Irak

Nëse ishin dhe në çfarë shkalle qenë luftërat amerikane në Irak në vitin 1991 dhe 2003 të motivuara nga nafta, kjo është diçka mbi të cilën do të debatohet për vite me rradhë. Por edhe nëse në njëfarë mase ka pasur arsye të tjera për ndërhyrje masive ushtarake në Gjirin Persik, është e vështirë të besohet se Amerika do të kishte dërguar gjysmë milionë trupa, nëse Nigeria do pushtonte Kamerunin.

Prania e trupave amerikane në Arabinë Saudite, ndihmoi në rritjen e Osama bin Laden, Al-Kaedës dhe përfundimisht çoi tek sulmet e 11 Shtatorit. Kostoja e plotë e pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003, do të paguhet nga taksapaguesit amerikanë për dekada të tëra. Për udhëheqësit amerikanë, dhe shumë të tjerëve gjatë gjithë historisë, çmimi i naftës është provuar në fakt të jetë më i lartë, sesa çdokush mund ta imagjinojë./ Bota.al

Leave a Reply

Back to top button