Psikologji

Kur ushqen me dashuri një fëmijë, ia lë pa ushqim frikërat e tij

Sot, si kurrë më parë, ne duhet të ushqejmë fëmijët tanë jo vetëm me ushqim, por edhe me shumë vëmendje, dashuri dhe respekt.

Në këtë mënyrë jo vetëm që shëndeti i tyre emocional forcohet dhe bashkë me të edhe kimia biologjike që rregullon mirëqenien e përgjithshme, por ata do të bëjnë të heshtin shumë frikëra dhe shqetësime.

Alberto Pellai, një mjek dhe psikoterapeut i specializuar në shëndetin emocional të fëmijëve, në mënyrë të përkryer përmbledh detyrën që çdo i rritur duhet të ndjekë me fëmijët, në mënyrë që ata të mësojnë një menaxhim personal të emocioneve të tyre, që mund t’i bëjë të evoluojnë dhe të bëhen të ndërgjegjshëm kur të bëhen të rinj dhe më pas të rritur.

“Nuk ka receta për të qenë prindër të mirë, pasi çdo i rritur duhet të bëhet një lloj trajneri emocional për fëmijën e vet”, shkruan Pellai, duke u mësuar atyre se si të trajtojnë emocionet dhe ajo që duhet përcaktuar në një nivel mendor dhe psikologjik.

Disa hapa e ndihmojnë një prind në detyrën e vet, por gjëja themelore dhe jo gjithnjë e qartë është se një prind duhet ta ndiejë fëmijën e vet.

Të arrijë pra, që të krijojë një marrëdhënieje në gjendje që të bëjë të rriturit të kuptojnë se çfarë ndjen fëmija dhe ta bëjë fëmijën të ndjehet e pranuar dhe e kuptuar.

Në këtë marrëdhënie, një komponent që nuk duhet të mungojë kurrë është një buzëqeshje.

Jo vetëm që është një ombrellë e natyrshme që mund të mbrojë nga ndryshimet e papritura që mund të ndodhin, por edhe një prodhues i fortë i humorit të mirë dhe serotoninës.

Thojini fëmijës suaj, me një buzëqeshje të bukur, se gjërat do të shkojnë mirë. Kjo ka një ndikim të madh emocional.

Menaxhimi i trishtimit është një detyrë tjetër ku përjetohet një marrëdhënie e veçantë midis një të rrituri dhe një fëmije.

Shpesh ne tentojmë të kërkojmë që të kemi fëmijë që janë gjithmonë të qeshur dhe të lumtur, sikur të ndjekin skenarin e reklamave.

Dhe kështu, nëse ndihen të trishtuar, e fshehin atë si diçka që duhet mbajtur sekret.

Ndihmojeni e fëmijës për ta treguar, për ta ndarë, do të jetë një ndihmë e madhe për të.

Ajo do të kuptojë jo vetëm se nuk është diçka që duhet të mbahet sekret, por gjithashtu do të mësojnë ta menaxhojnë atë dhe ta kontrollojnë gjithnjë e më shumë.

Nga masazhi klasik në zemrën e vogël, siç këshillohet nga psikoterapisti, tek një shëtitje së bashku, çdo moment është i çmuar për të ndihmuar fëmijën të flasë për atë që e trishton dhe për të gjetur përgjigje të dobishme, së bashku me prindin.

Përballimi i frikërave të fëmijës është një detyrë thelbësore.

Dhe duke e bërë atë nëpërmjet lojës, e bën më të motivuar dhe të vetëdijshëm. Duke folur me fëmijën për frikën e tij kryesore dhe duke e motivuar atë që të zgjedhë personazhin e tij të preferuar për t’u përballur me të, kjo një mënyrë e mençur dhe “e gjallë” për të stimuluar përgjigjet e tij natyrore, guximin e tij, aftësinë e tij për t’u përballur me frikën e tij.

Carl Sandberg, poet amerikan, fitues i Çmimit Pulitzer për poezinë shkruante: “Çdo fëmijë përfaqëson bindjen e Zotit se jeta duhet të vazhdojë”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button