Nunc est Bibendum

Kur vera kthehet në petk

Vera dhe hardhia nuk pushojnë kurrë së çudituri. Kështu ndodh edhe kur lexon se “sezonin e ardhshëm mund të mbajmë në trup tesha lëkure prej vere”. Për të qenë më të saktë, tetorin e ardhshëm, në Mìlano një sipërmarrës italian do të paraqesë një material të ngjashëm me lëkurën, përftuar nga ekstraktet e verës, si cipa e kokrrës së rrushit dhe fibra e bërthamave. Materiali i ri do të mundësojë krijimin e tekstileve inovative, çantave e aksesorëve të tjetë të modës dhe stilit. Lënda e parë aktualisht sigurohet nga prodhuesit italianë të verës organike.

Pas prezantimit zyrtar, krijuesi lëkurës së verës, arkitekti Giannpiero Tessitore do të fillojë të klasifikojë përmes propozimeve të ndryshme të biznesit që ai tashmë ka marrë, nga rradhët e prodhuesve të verës ashtu edhe nga ndërmarrjet e modës, për të gjetur një bashkëpunëtorin e fazës së ardhshme. Të interesuarit janë gjithësesi në kohë.

Bizneset përtej industrisë së verës dhe të modës mund të jenë gjithashtu të interesuar. Sipas PETA-s, Njerëzit për Trajtimin Etik të Kafshëve (PETA), një grup që është aktiv në mbrojtjen e kafshëve, tashmë BMW, si edhe Buick, Chevrolet, Honda, Hyundai, Volkswagen e të tjerë, prodhojnë makina me veshje të brendshme vegan. Puna për projektin e lëkurës nga vera filloi në vitin 2014 dhe ishte, që në fillim, një bashkëpunim me disa qendra kërkimore italiane si edhe Universitetin e Firences. Në qershor të vitit 2016, Tessitore patentoi procesin e prodhimit të lëkurës nga vera dhe regjistroi sipërmarrjen e tij, Shoqërinë Vegea.

Lajmi të bën të mendosh se ky material i ri mund të ndikojë pozitivisht në trajtimin e një sërë speciesh të botes së kafshëve, si edhe mund të jetë një alternativë ndaj lëkurës sintetike vajore. Në Nunc Est Bibendum, si të devotë ndaj hardhisë, jemi të prirur ta mirëpresim. Përveç se një teknologji pionere, në parim shumë më e shëndetshme se të tjerat në fushën e tekstileve, do të thotë një qasje që afron me natyrën. Nga ana jonë, sapo të na jepet mundesia, do të bëjmë tonën pse jo një xhaketë stiloze bërë me këtë material. E ndoshta deri atëherë, do të mund t’a kemi kombinuar me ndonjë tjetër teshë risi, prodhuar nga fasoneria vendase me fibra bimore, tipike të një kulture që thuhet të ketë lulëzuar prej kohësh në vendin tonë. /Andi Qinami

Leave a Reply

Back to top button