Horizonti.al

KURIOZITETE / A është gogësima ngjitëse?

screen-shot-2016-10-02-at-10-21-54-amNë vitin 2012, studiuesit austriakë fituan Çmimin Nobel, për zbulimin e tyre se gogësimat nuk janë ngjitëse në mesin e breshkave këmbëkuqe. Ne dimë aq shumë për breshkat, por tek njerëzit? Kjo mbetet ende një enigmë. Pamja e një personi që shqyen nofullat, picërron sytë dhe shfryn hundët “rrëmben trupin tuaj dhe ju nxit të kopjoni sjelljen e vëzhguar”- shkruan psikologu  i Universitetit të Merilendit në Baltimor, Robert Provin në librin e tij të ri “Sjellja kureshtare” (Belknap Press, 2012).

Por pse? Të dhënat paraprake nga skanimi i trurit, tregojnë se rajonet e sistemit nervor qëndror të lidhur me teorinë e mendjes (aftësinë për të lidhur drejtpërdrejt gjendjet mendore dhe ndjenjat me veten dhe të tjerët) dhe vetë-përpunimin, bëhen aktivë kur njerëzit vëzhgojnë njerëzit e tjerë që gogësijnë. Shumë njerëz me autizëm dhe skizofreni nuk e shfaqin këtë aktivitet të trurit, dhe ata nuk e “kapin” gogësimën.

Këto të dhëna sugjerojnë se gogësima ngjitëse, reflekton një aftësi për të patur empati dhe formuar lidhje emocionale normale me të tjerët, shpjegon Provin. Por pse duhet që lidhjet tona sociale me njëri-tjetrin të qarkullojnë përmes gogësimave, në krahasim me lemzën apo lëshimin e gazrave? Askush nuk e di me siguri, dhe kjo për shkak se asnjë nuk e di se pse mërzitemi. Bebet në bark e bëjnë për të kalitur nyjën e nofullave të tyre. Njerëzit e formuar plotësisht gëgësijnë kur janë të përgjumur e të mërzitur. Por si mundet gogësima të përmirësojë këto simptoma? /bota.al

Leave a Reply

Back to top button