Horizonti.al

KURIOZITETE / A mund të nuhasin qentë kancerin?

screen-shot-2016-10-14-at-07-57-26

Ne e dimë që “hunda” e qenve ka një ndjesi të madhe nuhatjeje, por a mundet një qen të zbulojë ekzistencën e një sëmundje tumorale me anë të nuhatjes? Historitë mbi qentë që kanë paralajmëruar pronarët e tyre mbi shenjat e hershme të kancerit, kanë qarkulluar për vite me rradhë.

Tashmë po dalin edhe prova shkencore për të mbështetur këtë ide – të paktën për qentë e trajnuar. Studimet përfshijnë qentë e ekspozuar ndaj mostrave të frymë, urinës dhe lëngjeve të tjera të trupit të pacientëve me tumor, duke sugjeruar se ata mund të zbulojë praninë e kancerit të mushkërive, zorrëve dhe prostates etj.

Në disa raste, qentë ia dalin më mirë se sa testet standarde laboratorike, duke shënuar një shkallë më të lartë të zbulimit, dhe më pak alarme të rreme. Studiuesit besojnë se ndjenja shumë e rafinuar e nuhatjes tek qentë, mund të zbulojë komponimet organike të paqëndrueshme që prodhohen nga qelizat malinje.

Megjithatë, një shqyrtim i kohëve të fundit i provave, paralajmëroi se mbetet ende e paqartë nëse qentë mund të zbulojnë shenjat e kancerit aq hershëm sa të jetë e dobishme. Lidhur me këtë cështje, kërkohen më shumë hulumtime, dhe një i tillë i madh është duke u zhvilluar aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar, mbi aftësinë e qenve për të zbuluar kancerin e gjirit tek mostrat e frymës së 1500 grave.

Leave a Reply

Back to top button