Horizonti.al

Kuriozitete / A mund të vdesësh nga “turpi”?

Screen Shot 2016-03-01 at 09.54.08Po, edhe pse ndodh shumë, shumë rrallë. Rasti i parë i dokumentuar ka qenë në vitin 1860, kur një grua që ishte kapur duke vjedhur para një grupi të madh njerëzish, vdiq në vend. Më pas rezultoi se kishte pësuar një atak në zemër si rezultat i një vërshimi të fortë të adrenalinës dhe hormoneve të tjera të stresit. Nuk është vetëm turpërimi i vetvetes që mund të ketë pasoja direkte në trup; mund të ndodhë edhe kur ndihemi të sikletosur prej dikujt tjetër. Studiues të universitetit të Marburgut zbuluan se njerëzit ndiejnë automatikisht dhembshuri kur vërejnë të tjerë që po poshtërohen – më pas, kjo gjë mund të shkaktojë dhimbje të vërtetë psikologjike tek ai që po vështron. Sa më pranë një personi të jesh, aq më shumë siklet do të ndihesh për të./bota.al

Leave a Reply

Back to top button