Horizonti.al

KURIOZITETE / Çfarë është njëbrirëshi?

Screen Shot 2016-07-19 at 13.02.03

Shekuj më parë, udhëtimet në tokat e largëta ishin të gjata dhe të rrezikshme:udhëtarët që guxuan t’i ndërmerrnin ato, raportonin kur ktheheshin për ngjarje të pabesueshme mbi mrekullitë e para dhe përvojën e kaluar. Njëbrirëshi është njëri prej tyre. Ai është përshkruar si një kafshë me kokën dhe trupin e një kali, këmbët e antilopës, bisht luani dhe mjekrën e dhisë. Dhe sigurisht, me një bri të gjatë e të përdredhur mbi ballë.

Në Mesjetë, u përhap besimi se njëbrirëshi ishte një simbol i dëlirësisë, dhe se nëse ndeshte një virgjëreshë, do të vraponte drejt saj dhe do të flinte gjumë mbështetur në gjoksin e saj. Legjenda u bë subjekt i shumë pikturave dhe muraleve, por ekzistenca e njëbrirëshit natyrisht që nuk u provua kurrë. Megjithatë kjo nuk ka qenë një pengesë që ai të vendoset si emblemë e Uindsorve, shtëpisë aktuale mbretërore britanike. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button