Horizonti.al

KURIOZITETE / Cila është teknika më efikase për të zbuluar gënjeshtrat?

Screen Shot 2016-05-18 at 10.14.32Quhet Controlled cognitive engagement method (Cce) dhe është zhvilluar nga Thomas Ormerod, ekspert i cili punon me forcat e sigurisë në aeroporte. Sipas Ormerodit, lëvizjet e trupit që përgjithësisht shoqërojnë të gënjyerit, si mbulimi i gojës me dorë, mund të jenë një shprehje e thjeshtë e nervozizmit. Metoda Cce bazohet në fakt në dialogun: pas një serie pyetjesh “të hapura”, bashkëbiseduesit i bëhen pikëpyetje të befta, ose i kërkohet që të rindërtojë argumentin për të cilin diskutohet, për shembull si ka mbërritur në atë vend. Në këtë pikë, ai që gënjen ka prirjen të ngatërrohet, apo të bjerë në kontradiktë me vetveten. Me këtë teknikë, gënjeshtarët pikasen në 70% të rasteve, ose në mënyrë 20 herë më efikase se sa me analizën e gjuhës së trupit./bota.al

Leave a Reply

Back to top button