Horizonti.al

KURIOZITETE / Cili është vendi më elektrik në Tokë?

Screen Shot 2016-08-03 at 21.17.27Sipas studimeve më të fundit të NASA-s zona e Gjirit të Marakaibos në Venezuelë, është vendi më elektrik në Tokë. Zbulimi se në Maracaibo ekziston përqendrimi më i madh i rrufeve, është rezultat i 16 viteve vëzhgime satelitore nga ana e Agjensisë Amerikane të Hapësirës, e cila ka vlerësuar se në një sipërfaqe prej 15.000 km² bien 297 rrufe për çdo kilometër katrorë në vit. Sikurse raportohet në Buletinin e Shoqatës Meteorologjike Amerikane, intensiteti më i madh elektrik është i përqëndruar në periudhën nga muaji gusht e deri në nëntor, kur ka rreth 62 goditje rrufeje në ditë për km²; ndërkohë që  një kulm i dytë rregjistrohet ndërmjet muajve maj-qershor.

Në veçanti, është vërejtur se në Gjirin e Marakaibos stuhitë formohen kryesisht gjatë natës, kur ajri i ftohtë nga mali bie në kontakt me atë të nxehtë të dhe të lagësht të grykëderdhjes. Këto detaje janë shumë të dobishme për meteorologët, por veçanërisht për administratat e popullsive lokale, të cilët duhet të jenë të përgatitur për të menaxhuar në mënyrën e duhur këto dukuri natyrore. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button