Horizonti.al

KURIOZITETE / Kush e shpiku picën?

Screen Shot 2016-08-05 at 10.44.36

Është ndoshta ushqimi më i famshëm në botë, por atdheu i tij është Italia:pica ka lindur në Mbretërinë e Napolit në mes të viteve 1700, si një evolucion i2 tortës, tashmë e njohur në shumë vende të pellgut të Mesdheut. Që në kohët e lashta, egjiptianët, grekët dhe romakët përdornin miell të llojeve të ndryshme për të përgatitur lloje të ndryshme ëmbëlsirash, por pica që njohim ne sot është krijuar pikërisht në Napoli, dhe mori këtë emër si transformimi i fjalës “pinsa” që në dialektin napolitan do të thotë “shtrydhje, shtyp”.
Me kalimin e kohës janë kryer studime të shumta mbi origjinën e emrit pica, e cila rrjedh si nga greqishtja ”pita” ose “pitta” që do të thotë “e pjekur në furrë”, ashtu edhe nga gjermanishtja “bissen” ose “kafshatë, copë buke”. Por përtej etimologjinë e saj, që sillet rrotull makaronës, bukës dhe tortës, dhe elementi që e dallon menjëherë dhe e spikati si një gjellë unike në llojin e vete është bashkimi i brumit me domaten.
Të importuara nga Amerika e Jugut, domatet u për fillimisht si një element zbukurues, dhe më pas në vitet 1700 gjetën shumë hapësirë në kuzhinë, sidomos në Napoli. Atje rreth vitit 1730 u eksperimentua torta e kripur me domate, hudhër, rigon dhe vaj ulliri, dhe kjo ishte ajo që ne sot e quajmë pizza Marinara. Asokohe ky produkt shitej nëpër rrugët e ngushta të Napolit dhe rrethina, duke u ngrënë pa dallim nga njerëzit që i përkisnin klasave të ndryshme shoqërore, por suksesi i kombëtar dhe më pas pastaj ndërkombëtar thuhet se ka ndodhur gjatë vizitës së fisnikëve të Shtëpinë mbretëtore të Savojës në Napoli në 1889.
Të shtyrë nga kureshtja për të provua pica, fama e të cilës sapo kishte filluar të kapërcente Mbretërinë e Napolit, Umberto I dhe gruaja e tij Margerita shkuan në Napoli dhe thirrën në oborr Rafaele Espoziton, që ishte prodhuesi më i famshëm i picave i atyre kohëve. Për t’i dhënë mundësi mbretëreshës të provojë shije të ndryshme, kuzhinieri gatoi picën Marinara, “Mastunicola” me djathë, sallo dhe borzilok, dhe një tjetër picë me domate, mocarela, vaj ulliri dhe borzilok, dhe shumë shpejt për nder të Mbretëreshës Margerita si dhe vlerësimit të saj të madh iu vu edhe emri i kësaj pice. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button