Horizonti.al

KURIOZITETE / Kush e shpiku pullën postare?

Screen Shot 2016-08-03 at 09.06.12Historia e pullës postare është relativisht e kohëve të fundit. Ajo u përdor në fakt për herë të parë në 6 maj të vitit 1840. Deri atëhere shpenzimet për korrespondencën paguheshin nga marrësi, dhe llogariteshin në bazë të distancës. Rouland Hill ishte politikani britanik që propozoi një reformë të sistemit postar.

Në vitin 1837 ai botoi librin “Reforma e zyrës postare:Rëndësia dhe zbatueshmëria e saj”, një libër të vogël që përshkruan saktësisht idetë e tij mbi reformën. Mes tyre përfshihej parapagimi në ngarkim të dërguesit, një çmim unik i bazuar tek pesha dhe shitjen e etiketave të gomuara për t’u vendosur në letra. Rouland Hill ishte i bindur se formula e tij ishte i suksesshme, prandaj përdori në titullin e librit të fjalët “rëndësi dhe prakticitet”. dhe koha i dha të drejtë.

Në fakt, edhe në pse në fillim nuk pati mbështetjen e Postës, klasa e tregtarëve, ajo e huadhënësve dhe në fund vetë qeveria u rreshtua në anën e tij. Parlamenti i Britanisë së Madhe e pranoi propozimin e tij, dhe kërkoi krijimin e pullave postare, të cilat sipas Hill duhet të ishin mjaftueshëm të mëdhaja për të mbajtur një vulë, dhe duhet të kishin një lëndë ngjitëse në anën e pasme për tu vendosur në zarfin e letrave. Për të zgjedhur formën e pullën në shtator 1839 u shpall një konkurs publik, ku morrën pjesë më shumë se 2.500 persona, por asnjë propozim nuk e kënaqi Rouland Hillin, i cili më pas preferoi ta zgjedhë së bashku me stafin e tij konfigurimin e pullës.

Preferencat e tyre qenë për profilin e Mbretëreshës Viktoria, tashmë i pranishëm në një medalje, dhe pulla e partë u bë i njohur si Black Penny, për shkak se ngjyra ishte e zezë dhe kushtonte një qindarkë. Në 10 janar 1840 u vendos në fakt tarifa uniforme, që parashikonte pagesën e një qindarke për të gjitha letrat që peshonin deri në 7 gramë e gjysmë.

Megjithatë në 6 maj 1840, Black Penny filluan të qarkullojnë duke e ringritur ekonominë e postave. Suksesi i vulës postare ishte aq i madh, sa që shumë shpejt filloi të përdoret në vende të tjera, si qyteti i Nju Jorkut në vitin 1842 dhe Zyrihu dhe Gjeneva në Zvicër në vitin 1843. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button