Horizonti.al

KURIOZITETE / Në cilët stinë vdesin më tepër njerëzit?

Screen Shot 2016-08-04 at 15.20.45Përgjatë gjithë historisë, stinët në të cilat janë regjistruar normat më të larta të vdekshmërisë janë vera dhe dimri. Sipas studimeve të Neil Kamins nga London School of Economics, gjatë gjithë historisë, ka patur periudha kur vdekja kishte normën më të lartë kryesisht në verë, ndërsa në raste të tjera në dimër qe rregjistruar një rritje e konsiderueshme e numrit të të vdekurve sezonalë.

U shqyrtuan të dhënat në një kampion prej rreth 1.3 milionë njerëzish që i përkisnin familjeve fisnike europiane, nga viti 1000 e deri më sot. Analizimi i dokumentacionit të detajuar, tregoi se sezoni me vdekshmërinë më të lartë ka qenë për një kohë të gjatë vera, sidomos në shekujt e kaluar. Në Mesjetë, shkalla e vdekshmërisë së lartë përqendrohej në verë dhe ishte e lidhur kryesisht me aktivitetet e zhvilluara, me vdekjet e shumta në luftëra, në të cilat fisnikët morën vetë pjesë, si dhe sëmundjet.

Luftërat në fakt ishin më të shpeshta në verë, kur ditët qenë më të gjatë dhe me diell; e njëjta gjë ishte e vërtetë edhe për sëmundje të tilla si murtaja, infeksioni nga e cila ka ndodhur në shumicën e rasteve në verë, dhe qe i lidhur me një shtim të madh të minjve dhe kësisoj pleshtave që ata bartnin. Në shekullin XIV, për shkak të një prej epidemive më të rënda të murtajës së zezë, vdekjet në verën arritën kulmin, dhe përmirësimet erdhën vetëm në shekullin XVIII, kur filluan të regjistrohen më shumë vdekje në dimër se sa në verë.

Vetëm gjatë shekujve të fundit, me rënien e temperaturës gjatë sezonit të dimrit, u rrit numri i vdekjeve në këtë stinë, veçanërisht në ato vende ku dimrat janë jashtëzakonisht të ftohtë, me 81 vdekje në verë në krahasim me 100 në dimër./bota.al

Leave a Reply

Back to top button