Ashtu si instrumentat frymore, një guackë deti në formë guacke kërmilli ka një kolonë ajri, e cila nga ana e saj ka frekuencën e vet dhe mund të shërbejë për të amplifikuar zhurmat e ambientit përreth jush. Jashtë guackës, mjedisi natyror ofron një shumësi tingujsh, që shpesh herë janë kaq të ulët, saqë ne mezi i perceptojmë. Por guacka ka një farë efekti në tingullin që ju dëgjoni – vetëm ata tone që janë pranë frekuencës së kolonës së ajrit të guackës ajo i përforcon.
Mundeni madje të gjeneroni edhe tingullin “e zhurmshëm” të dorës suaj të mbledhur grusht, kur jeni në plazh. /bota.al