Horizonti.al

KURIOZITETE / Pse insekstet tërhiqen nga drita?

screen-shot-2016-10-01-at-9-26-36-am

“Shiko. Ky insekt sapo fluturoi drejt llambës dhe ngordhi!”. Ne e shohim këtë të ndodhë aq shpesh sa ka shumë të ngjarë ta cilësojmë si diçka të mërzitshme. Por çuditërisht, arsyeja për këtë veprim vetëvrasës të këtyre insekteve mbetet një mister i plotë. Supozimet më të mira shkencës se pse ato veprojnë kështu, nuk janë edhe shumë bindëse.

Disa entomologë, besojnë se insekte u afrohen burimeve artificiale të dritës, pasi këto të fundit nxjerrin jashtë funksionit sistemet e tyre të brendshme të navigimit. Në një sjellje të quajtur orientimi tërthor, disa insekte lundrojnë duke fluturuar në një kënd të qëndrueshëm në krahasim me një burim të largët drite si ajo e hënës. Por rreth burime vetë dritës të krijuara nga njeriu si

një zjarr në një kamping apo drita në verandën e shtëpisë, këndi i burimit të dritës ndryshon teksa fluturon insekti.

Xherri Pauell, entomolog në Universitetin e Berklit në Kaliforni, thotë se mendohet që insektet ”bëhen të përulura ndaj dritës, dhe në një farë mënyre joshen prej saj”. Por vijon më tej ai, kjo teori bie ndesh me blloqe të mëdha penguese: Së pari, zjarret në kampingje kanë ekzistuar për rreth 400.000 vjet. A nuk do kishte vrarë përzgjedhja natyrore instinktet, instikti i të cilave u thotë të ndërmarrin veprime kamikaze, sa herë që ndjehen të verbuara nga drita? Së dyti, insektet nuk mund të përdorin fare navigacionin tërthor; dhe më shumë se gjysma e specieve as nuk emigrojnë.

Edhe teoritë alternative janë plot të meta. Për shembull, njëra thotë se insektet meshkuj tërhiqen nga drita infra e kuqe, pasi ajo përmban të njëjtat frekuenca të dritës, që lëshohen me anë të feromoneve nga ana e insekteve femrave, ose hormonet seksuale, të cilat shkëlqejnë shumë turbull. Me pak fjalë, insektet meshkuj mund të tërhiqen nga qirinjtë, nën besimin e gabuar se drita është sinjali seksual i dërguar nga femra. Megjithatë, Pauell thekson se insektet tërhiqen me tepër nga drita ultravjollcë, sesa ajo infra e kuqe, dhe se ultravjollca ngjan pak me feromonet me ngjyra të ndezura. Ngordhja e insekteve:jo aq e trishtë sa mund ta mendoni. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button