Horizonti.al

Kuriozitete / Pse lakuriqët e natës qëndrojnë të varur me kokë poshtë?

Screen Shot 2016-07-21 at 14.11.23Lakuriqi i natës nuk bën asnjë sforcim gjatë varjes me kokë poshtë. Pasi ulet në pemën ku do të mbështetet, ai relaksohet me kokë poshtë, dhe pesha e trupit të tij mbështetet mbi tendinat e bashkangjitura tek kthetrat që mbyllen në mënyrë automatike. Kjo është arsyeja pse kur një lakuriq nate ngordh, mbnetet në këtë pozicion të “mbërthyer”, deri kur dikush ta rrëzojë nga aty.

Kur dëshiron të fluturojë, i duhet vetëm të shkundë muskujt për të hapur kthetrat. Kjo vendosje e veçantë e vë lakuriqin në kushte ideale për fluturim. Ai është i vetmi gjitar që mund të fluturojë. Kthetrat e forta tek këmbët e para dhe ato të pasme, e bënë dikur lakuriqin një alpinist të aftë më shumë sesa një fluturues, aq sa krahët e tyre nuk u zhvilluan sa duhet për t’i mundësuar atij ngritjen në fluturim nga një pozicion statik.

Në vend të kësaj, ata përdorin kthetrat e tyre të para për të ngjitur në një pikë të lartë të një shkëmbi apo peme, dhe prej aty lëshohen për të fluturuar. Fjetja me kokë poshtë në një pozicion të lartë, është ndërkaq një mënyrë shumë e mirë për t’u shpëtuar rreziqeve. Gjatë orëve të ditës, kur edhe grabitqarët janë më aktivë, lakuriqët e natës qëndrojë në shumë grupe të mëdha në vende të paarritshme dhe larg rrezikut. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button