Horizonti.al

KURIOZITETE / Pse vera zgjat më shumë se dimri?

Screen Shot 2016-08-03 at 09.27.42Në hemisferën veriore, ku bën pjesë edhe Shqipëria, stina e verës zgjat rreth 4 ditë më shumë sesa dimri, ndërsa në hemisferën jugore është dimri ai që zgjat 3 ditë më shumë se pranvera. Ata që janë më të vëmendshëm ndaj detajeve mund ta kenë vënë re vetë, të tjerët thjesht i kanë gëzuar ditët e ngrohta. Sezonet e ngrohta – pranvera dhe vera – kanë një kohëzgjatje më të madhe sesa dy stinët e tjera të ftohta. Por sa saktësisht?

Dallimi është vërtet i vogël, mjafton të mendohet se ndërsa vera zgjat 93 ditë dhe 15 orë, ndërsa dimri është i gjatë 89 ditë. Një diferencë kohore shumë e vogël, që ripërsëritet në një masë më të vogël edhe mes dy stinëve të tjera (92 ditë dhe 20 orë pranverë, përkundrejt 89 ditë dhe 19 orë vjeshtë). Po pse ndodh kshtu? Sipas ligjit të parë dhe të dytë të Keplerit, duk u nisur nga supozimi se Toka rrotullohet rreth diellit në një orbitë eliptike, dhe meqë ylli i zjarrtë nuk është në qendër të elipsit dhe rrezja e vektorit (segmenti që lidh qendrën Dielli me atë të një planeti që rrotullohet rreth tij) tërheq të njëjtat fusha në të njëjtin kuadër kohor, ndër pasojat astronomike është edhe ndryshimi i shpejtësisë i pësuar nga një trup qiellor në orbitën e tij.

Gjatë dimrit – dhe vjeshtës – rrezja vektoriale mes Tokës dhe Diellit shkurtohet:hyjmë kështu në afërsi të perihelionit, ose pikës në të cilën një objekt astronomik sheh të reduktohet në minimum distanca nga Dielli. Fizika kërkon që kjo të shkaktojë rritjen e shpejtësisë orbitale:Toka ka më shumë nxitim për t’u larguar, dhe për pasojë sezoni i ftohtë ka një kohëzgjatje më të vogël.

Në verë – dhe pranverë – vlen e kundërta: planeti ynë sillet për një kohë më të gjatë në orbitë, në pikën e distancës maksimale nga Dielli, duke na dhënë 4 ditë verore më shumë. Kjo dukuri është e vlefshme për hemisferën veriore; në atë jugore vlen e kundërta, pra dimri do të zgjasë 4 ditë më shumë se sa vera. Nëse mund të jeni duke pyetur veten se si dimri vjen në perihelion, domethënë kur jemi më afër Diellit, përgjigja është e thjeshtë:nuk është distanca në vetvete ajo që përcakton kohëzgjatjen e ndryshme të stinëve, por boshti i Tokës në raport me Diellin, ai që shkakton një ndikim shporporcional të rrezatimit diellor në sipërfaqen e tokës.

Me një prirje të boshtit prej rreth 23:27 ° – vlerë në ndryshim të vazhdueshëm – kur Toka është në perihelion, në hemisferën veriore rrezet e diellit mbërrijnë me më pak intensitet, duke shkaktuar uljen e temperaturës. Në pozicionin afhelion është e kundërta; hemisfera veriore është më e ekspozuar ndaj rrezatimit dhe ne mund të gëzojnë temperaturat e ngrohta, edhe pse Dielli është më larg nga Toka. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button