Horizonti.al

Kuriozitete: Pushtimet vikinge, kometa Rosetta, hapësirë-koha dhe hologramet e Luftërave Yjore

Screen Shot 2015-08-18 at 14.58.03

Pushtimet vikinge ishin çështje familjare

Ideja e përhapur se Vikingët ishin pushtues të dhunshëm dhe plaçkitës, që terrorizonin tokat e huaja është sfiduar tashmë. Një studim i ri i ADN së vikingëve të lashtë tregon se vikingët sillnin bashkëshortet e tyre kur kolonizonin territore të rinj, dhe nuk i sillnin ato pasi e kishin kryer pushtimin. Kjo tregon se gratë ishin një pjesë më e rëndësishme e procesit të kolonizimit, nga sa mendohej fillimisht.

Screen Shot 2015-08-18 at 14.59.00

Rosetta frymëzoi teknologjinë e re të nëndetëseve

Një instrument i ngjashëm me atë që Agjencia Hapësinore Europiane zbriti mbi një kometë mund të ndihmojë për shpëtimin e jetës së nëndetëseve në të ardhmen. Pajisja analizuese monitoron vazhdimisht atmosferën mjedisore dhe mund të identifikojë dhjetëra gaze të ndryshëm në vetëm një minutë. Kjo i mundëson ekuipazhit të reagojë me shpejtësi në rast se ka grumbullim të rrezikshëm gazrash, duke shpëtuar kështu jetë.

Screen Shot 2015-08-18 at 14.59.23

Hapësirë-koha është një spirale

Studimet më të fundit sugjerojnë që raporti i artë, një lidhje matematikore mes dy aspekteve të një objekti, mund të shihet në karakteristikat e hapësirë-kohës. Raporti i 1.618:1 besohet se prek të gjithë universin, duke diktuar se si marrin formë gjërat. Kjo mund të shpjegojë përse mund të gjendet në formën e guackave, uraganëve dhe madje, edhe galaksive.

Screen Shot 2015-08-18 at 15.00.00

Hologramet e Luftërave Yjore mund të bëhen realitet

Kompania me qendër në San Francisco, Bleen Inc ka zhvilluar një pajisje që projekton pamje holografike tredimensionale, për të cilën nuk ke nevojë për syze speciale. Eshtë projektuar për një përvojë më përfshirëse televizive, por edhe për të kryer stërvitje. Kompania ka nisur një fushatë mbledhje fondesh për prodhimin përfundimtar, por shpreson se produkti mund të dalë deri në tetor të këtij viti./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button