Enciklopedike

Kuriozitete: Taksat më të pazakonta që kanë rënduar mbi njerëzit përgjatë historisë

Screen Shot 2015-07-04 at 09.51.44“Dy gjëra janë të sigurta mbi këtë botë”, shprehet Benjamin Frenklin, “vdekja dhe taksat”, por ka edhe nga ato detyrime që bëhen qesharake

Taksa mbi urinën

Pecunia non olet është një shprehje latine që nënkupton se paratë nuk qelbin kurrë. Gjatë shekullit të parë të erës sonë, perandori romak Vaspasian, vendosi taksën e urinës. Blerësit e saj duhet të paguanin një taksë. Urina nga tualetet publike shitej si një përbërës kryesor për disa procese kimike, si nxirje lëkure dhe zbardhje të rrobave të leshta.

Taksa e lirisë

Përveç çmimit që duhet të paguanin për t’u liruar nga skllavopronari i tyre, skllevërit duhej që gjithashtu të paguanin një taksë të veçantë për fitimin e lirisë.

Taksa e sapunit

Gjatë Mesjetës, qeveritë europiane vendosën një taksë mbi sapunin. Kjo taksë mbeti në fuqi për shumë kohë. Britania e Madhe nuk e shfuqizoi këtë taksë deri në vitin 1835.

Taksa e luftës

Mbreti Henri I i lejonte ushtarët t’i shmangeshin detyrës së pjesëmarrjes në luftëra, duke paguar një taksë të quajtur “scutage”. Në fillim taksa nuk ishte e lartë, por kur erdhi në fuqi mbreti Xhon, ajo u rrit me 300 për qind. Disa pretendojnë se rritja e kësaj takse ishte një nga ato shqetësime që ndihmuan në krijimin e Magna Carta-s, që kufizonte fuqinë e mbretit.

Taksa e kundërshtarit

Oliver Kromuell vuri një taksë kundër rojalistëve, të cilët ishin kundërshtarët e tij politikë. Kjo taksë u merrte atyre një të dhjetën e pasurisë. Më pas ai i përdorte paratë për të financuar aktivitete që u dilnin kundër rivalëve të tij.

Taksa e bixhozit

Loja me letra taksohej që prej shekullit të 16, por në vitin 1710, qeveria angleze e rriti ndjeshëm taksën e lojërave me letra dhe me zare. Kjo çoi në manipulime të mëdha për të shmangur taksën e lojës që nuk u hoq deri në vitin 1960.

Taksa e oxhakut

Në vitin 1660, Anglia vuri një taksë për oxhakun. Kjo bëri që njerëzit t’i mbulonin oxhaqet me tulla që të mos paguanin taksën. Ajo u hoq në vitin 1689.

Taksa mbi kripën

Francezët kishin një taksë mbi kripën të quajtur “the gabelle”, e cila e zemëroi popullin dhe mendohet të ketë qenë një nga faktorët kontribuues të revolucionit francez. Edhe Britania aplikoi më vonë një taksë të tillë, meqë kripa është shumë e nevojshme për njerëzit. Gandi ishte ndër ata që udhëhoqën protesta paqësore kundër kësaj takse.

Taksa mbi dritaret

Në vitin 1696, Anglia vuri një taksë mbi shtëpitë, bazuar në numrin e dritareve që kishin. Njerëzit filluan t’i pakësonin dritaret që të shmangnin taksat, por në vitin 1851 taksa u anulua meqë u zbulua se mungesa e dritareve shkaktonte probleme me shëndetin.

Taksa mbi qirinjtë

Në vitin 1789, në Angli u aplikua taksa mbi qirinjtë. Njerëzit e kishin të ndaluar të bënin qirinj vetë me përjashtim të rasteve kur kishin një licencë dhe nëse paguanin taksa për qirinjtë që prodhonin.

Taksa mbi kinezët

Në vitin 1885, Kanadaja krijoi taksën mbi kinezët, që taksonte hyrjen e imigrantëve kinezë në Kanada. Taksa zgjati deri në vitin 1923, kur u miratua ligji që i ndalonte kinezët të hynin në Kanada.

Taksa mbi televizorët

Në Angli ka ekzistuar një taksë vjetore mbi çdo televizor që dikush kishte në shtëpi. Televizorët me ngjyra taksoheshin më shumë sesa ata bardhezi. Nëse një person i verbër zotëronte një televizor, edhe pse nuk mund ta shihte, duhej të paguante, por vetëm gjysmën e taksës.

Mbi 100 vjeç

Në Nju Meksiko të moshuarit mbi 100 vjeç janë të përjashtuar nga taksat, përveç rasteve kur ata jetojnë në ngarkim të dikujt tjetër.

Taksa të tjera

Në Maine ekziston një taksë mbi boronicat, duke qenë se janë një burim i vlefshëm për shtetin. Ndërsa në Pensilvani rëndon një taksë mbi makinat e vakuumit në stacionet e karburantit.

Pitsburgu ka një taksë prej 5 për qind mbi gjithçka që ofron argëtim apo që i lejon njerëzit të argëtohen.

Në vitin 2005, Tenesi filloi t’u kërkonte trafikantëve të drogës të paguanin në mënyrë anonime taksa për çdo substancë ilegale që shisnin. Pavarësisht se marijuana është e paligjshme, shumë shtete vendosin taksa mbi shitjen e saj.

Në Çikago, ëmbëlsirat që janë të përgatitura me miell taksohen si ushqim me 1 për qind, ndërsa ato të përgatitura pa miell taksohen si ëmbëlsira me 6.25 për qind. Në Kolorado ushqimet e rëndësishme nuk taksohen, por pipat dhe kapakët e gotave plastike taksohen, pasi konsiderohen si artikuj jo të rëndësishëm.

Leave a Reply

Back to top button