Analiza

Kurir: Rama pështyu mbi serbët në mes të Beogradit. Incident ndërkombëtar

kurir“Rama përshtyu mbi serbët në mes të Beogradit. Incident ndërkombëtar”. Ky është titulli kryesor i gazetës serbe Kurir. Edhe media të tjera serbe shkruajnë për pabesi e fyrje. Por më shumë sesa kritika ndaj Ramës, qëndrimet e medias në Serbi janë një presion i hapur ndaj kryeministrit të tyre, Vuçiç. Tashmë është e qartë se në Serbi takimi Rama – Vuçiç do të mbahet mend si një takim që prodhoi provokim e fyerje. Produktin e dalë nga takimi historik, “poshtërimin e serbëve”, sic tha Vuçiç kur u zotua se nuk do ta lejonte një gjë të tillë, kryeministri serb do ta ketë tashmë të ngjitur nga pas si etiketë në çdo hap që ai do të bëjë në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve me Shqipërinë. Paragjykimi se mund të afrohet me dikë që ka fyer serbët mu në mes të Beogradit do të jetë një ngërç i shtuar në marrëdhëniet e ftohta mes dy vendeve dhe në çdo tentativë të dy kryeministrave për t’i shkrirë akujt, pasi dështuan ta bëjnë këtë në Beograd.

Leave a Reply

Back to top button